M.Madhe/ Deputeti Ramadan Likaj u thot: Jo zjarrvënsve!

0
271
Ramadan Likaj ;Denoj me force keto akte te papergjegjshme dhe shpresoj qe autoret te identifikohen sa me pare .
Ështe e trishtueshme kur shikon pamjet e zjarreve masive që shkatërrojne shumë zona të Malësisë së Madhe.
Uroj dhe shpresoj që dëmet të jenë sa më të vogla dhe të mos rrezikohet jeta e asnjë bashkëqytetari.
Ju bëj thirrje të gjithë autoriteteve përkatëse, bashkisë, emergjencave civile dhe çdo institucioni tjetër që të mobilizohen sa më parë dhe të marrin situatën në kontroll.
Në këto momente vështirësie dhe paniku, qindra banorë janë të tmerrruar nga pamjet e flakëve dhe bëj thirrje që të jemi pranë njëri tjetrit dhe të ndihmojmë me çdo gjë që është e mundur.
Dënoj me forcë këto akte të papërgjegjshme dhe shpresoj që autorët të identifikohen sa më parë, pasi këto veprime cënojnë jetët tona.
Ramadan Likaj

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.