Pyetje/Pse u harrua të përkujtohet Lufta e Koplikut, , organizatat pëfaqësuese të luftës , duket u mjaftuan me…??

0
141

  Lufta e Koplikut, Shpetimtarja e Shkodres… | Luigjipress.com      Gjithë  këto vitet e  fundit  organizatat e veteranve , dhe familjet edeshmorve  kanë  kerkuar të kthehet në instucion  perkujtimi i Luftës së Koplikut. Madje vite më parë  Këshilli i Bashkisë  së qytetit të Koplikut , pati miratuar  20 Shtatorin e çdo viti , si datë  feste.Por kjo datë u harrua, duke u mjaftuar  me vëndosjen   në  sheshin e qytetit  një  simbol, e cila u “pagëzua”me ëmrin ;”Gështenja” e djegur e Reçit.   Në kujtesë  të  kësaj harrese , si nga Bashkia M.Madhe , ashtu edhe    organizatat  përfaqësuese, ne po japim këto info, si dhe një material të zgjeruar nga  publicisti dhe historiani Ndue Bacaj.—-Lufta e Koplikut ka qenë një konflikt i armatosur kundër ndërhyrjes ushtarake jugosllave në krahinën e Shkodrës zhvilluar në muajt korrik e gusht të vitit 1920. Forcat e qeverisë shqiptare dhe vullnetarët nën drejtimin e ministrit të Mbrendshëm Ahmet Zogolli, dhe drejtimit në terren të ushtarakëve Hamid Gjylbegu dhe Taip Shkodra bënë të mundur largimin e forcave jugosllave dhe mercenare.

Pas zmbrapsjes së austro-hungarezëve më 31 tetor 1918, Shkodrën e kontrollonte forca ushtarake e aleatëve fitues të Luftës së Parë Botërore e komanduar nga gjenerali francez De Fortou.[2] Pas deklaratës së presidentit amerikan Udrou Uillson për moslënien mënjanë të çështjes së kufijve të Shqipërisë. Deklarata shprehte edhe se nuk do te pranohej ndonjë kompensim territorial në Shqipërinë Veriore në favor të jugosllavëve.[3] Me kërkesën e qeverisë së dalur nga kongresi i Lushnjes, më 11 mars 1920 gjenerali francez e la Shkodrën në menaxhimin e përlimtares dhe kryetarit të saj, Musa Juka.[4]

Kjo ndërhyrje synonte të shkëpuste një pjesë tjetër nga trualli shqiptar dhe ta detyronte qeverinë shqiptare të ndiqte një politikë projugosllave. Nga 26 korriku e deri më 21 gusht, forcat jugosllave pushtuan disa zona në malësitë e Shkodrës dhe arritën në Koplik. Nga kundërgoditja e forcave shqiptare agresorët u detyruan të tërhiqen në kufirin 1913-ës. Më 21 gusht forcat jugosllave shpërthyen sulm të ri dhe pushtuan Kelmendin, Kastratin, Shkrelin e Koplikun. Përballë qëndresës së vendosur të forcave shqiptare dhe e izoluar në arenën ndërkombëtare, qeveria jugosllave u detyrua të tërhiqej.

Data 26 korrik 1920-21 gusht 1920
Vendodhja
Rezultati fitorja shqiptare
Palët pjesëmarrëse
Flag of Albania (1914-1920).svg Republika e Shqipërisë Flag of FR Yugoslavia.svg Mbretëria Jugosllave
Komandantët dhe udhëheqësit
Flag of Albania (1914-1920).svg Ahmet Zogu
Flag of Albania (1914-1920).svg Hamid Gjylbegu
Flag of Albania (1914-1920).svg Taip Shkodra
Flag of FR Yugoslavia.svg Peter I
Fuqia ushtarake
Flag of Albania (1914-1920).svg 3,500 ushtar dhe vullnetar Flag of FR Yugoslavia.svg 30,000 ushtar
Viktimat dhe humbjet
Flag of Albania (1914-1920).svg 153 të vrarë Flag of FR Yugoslavia.svg 2,000+ të vrarë

“LUFTA E KOPLIKUT” 1920, (27 KORRIK 1920-14 SHKURT 1921)

Nga Ndue  BACAJ  Ndue Bacaj | EuroEmigrant

“LUFTA E KOPLIKUT” 1920, (27 korrik 1920-14 shkurt1921):SIMBOLI  I  LUFTRAVE  DHE PERPJEKJEVE SHEKULLORE TË SHQIPTAREVE NË MBROJTJE TË TROJEVE TË VETA  NGA LAKMIT E FQINJEVE  SLLAV

Në vend të hyrjes

Që kur krijuesi i fali të paret e shqiptareve ,banoret autokton të ketyre trojeve të bekuara të Europes , brez pas brezi  ju është dashur të mbrohen nga   fise e popuj , që vershuan mbi trojet tona. E nese shumë vershime e pushtime  erdhen  dhe u zhduken thuajse pa lënë gjurmë ,ato të sllaveve që zbriten nga Karpatet dhe Uralet në  shekujt VI-VII ,jo vetem zunë vend por u bënë fqinjet tanë…Një sentence shqiptare per fqinjin thote  se po të jenë i mire fqinji i ngjane një vellai që nuk kerkon hise. Mirpo me fqinjet sllav nuk ka ndodhur  keshtu pasi atyre megjithse  u kemi “dhënë” mjaft hise nga trojet tona  ,ata nuk u ngopen kurrë , duke u bërë të “krahasueshem” me një mik ,që kishte ardhur per hall e duke shfrytezuar bujarin  tonë  kerkoi së pari  me e lënë në oborr, pastaj në koridor të shtepise, më vone me e fut në guzhin dhe me i dhënë me hanger e pi ,e deri duke i leshua një dhome me fjetë , dhe në nesre ky mik në vend që të falnderonte mikpritesin  kishte thenë se nuk largohej ma prej ketu pasi  kishte hisen e vet në ketë shtepi …   Fatkeqesisht në ato kohe ai që do gjykonte keto “ngaterresa” shekullore ishte Europa plakë, e cila  në vend qe ti jepte të drejt – të drejtit (vendasit,Ilir ,Arber e Shqiptare) ,që ishte pjese e vet Europes që në agimin e jetes ,shpesh i dha të drejtë ardhacakut , që nga  ky gjykim i padrejt  mori zemer e shtoi zollumin…

Pak histori nga luftrat me fqinjet  Koplik war combined.jpg

Deri  me pushtimin otoman te paret tane me luftra e sakrifica  kishin arritur te ruanin  nje pjese te mire te trojeve tona etnike . Por edhe pas ketij pushtimi qe perfshiu edhe fqinjet sllav ,megjithe  ndarjet e nendarjet administrative  te bera  nga  perandoria osmane (per qellimet e saja),trojet shqiptare  e ruajten  disi “tersine” dhe  identitetin e tyre.  Mjerisht nen kete pushtim  shqiptaret me trojet e veta , pa deshiren e tyre e kishin lidhur “fatin” me  ekzistencen e  perandorise osmane ,”fate” i cili  mori tatpjeten sëbashku me perandorin ne shekullin e XIX , kur Europa  me “moton” te shkepusim  sa me shume nga trojet e Turqise  se Ballkanit  Perendimore , ne fakt shkepuste  pjese te saje ,per tju a hellur arinjeve  te  Uraleve … Luftrat mbrojtese (me pushke e pende )të të pareve tane ndaj lakmive  serbo-malazeze jane te shumta , sidomos  pas vitit 1831,vit qe shenoi renien e dinastise famemadhe  shqiptare te Bushatlinjeve te Shkodres.. Por ne po kujtojme vetem disa: Luften e Vranines (1861),luften e Kernices (1862) *1*, tre luftrat e Shpuzes  (1876-1877) ,luften e Potgorices (1877) ,luften e  Tivarit  (nentor 1877–janar 1878 ).. *2*,per te vijuar  me luftrat heroike  ne mbrojtje  te trojeve shqiptare nga vendimet e traktatit  te Shen Stefanit  te miratuara  ne Kongresin  e Berlinit (1878).*3*.  Vecanarisht luftrat e viteve 1878-1881 ne mbrojtje te Hotit,Grudes ,Plaves , Gucise , Ulqinit  e tjer ,ku historia i vlerson  si me heroiket dhe kane si protogonist ,Malsoret ,Shkodranet , Dukagjinasit ,Kosovaret e me gjere ,te cilet udhehiqeshin nga“Lidhja shqiptare e Prizrenit” (1878), e cila  kishte te organizuara deget e saja ne tere Shqiperine Etnike me pjesmarrjen e  figurave me te shquara  te trevave tona…Fotot e rralla të Luftës “së harruar” të Koplikut. Tërheqja kokëulur e jugosllavëve nga Shqipëria Veriore – SHKODER.INFO Gjate ketyre viteve  te mbrojtjes te trojeve tona me  arme , Malsoret ,Shkodranet e me gjere “luftuan” edhe ne rruge diplomatike ,duke organizuar dhe nenshkruar  kerkesa ,peticione e memorandume.Nga Malesia e Madhe  gjejme ne menyre te perhershme emrat simbol te trojeve tona  te  Smajl Martinit  e Baca Kurtit e Grudes , Çun Mules , Ded Gjon Lulit , Nikoll Mirash Hasanit  e Marash Ucit  te Hotit,   Sokol Mustaf Bajraktarit ,Meto Demes ,Abdyl Kurtit  , Mem Shabanit , Istref Alise e Haxhi Metes te Koplikut , Mirash  Muses e Ded Hysit te Trieshit , Fasli Gruemires ,Tafil Bishos  e Ali Tahirit te Grizhes ,  Hajdar  Hukes se Rrjollit , Mark  Loshit te Recit ,Ujk Giles-Kelmend , Dod Preçit  ,Zenel Shabanit  e Gjel Vuksanit – Kastrat ,Marash Dashit e Tom Nikes-Shkrel ,Tak Elezit Lohe (e Poshtme ), Bec Tahirit (bajraktar ) Buz-Uji e tjer..*4*. Luftrat e perpjekjet kunder lakmive te shoveneve sllav fqinje nuk rreshten kurre ,ndaj fillimi i shekullit  XX-te i gjeti trevat shqiptare me pushke e me pende ne dore.. Viti 1911 eshte viti i  kryengritjes antiotomane  te flamurit kombetare , qe  rizgjoi fuqishem ndjejat kombetare qe çuan ne shpalljen e pavaresise se Shqiperise me 28 nentor 1912 nga Vlora…*5*. Por shekulli i ri (XX)shenoi edhe nje hov te ri te lakmive shovene te mbeshtetura  nga vendime te tjera antishqiptare  te Europes te vitit 1913 e veçanarisht te vitit 1915,vendime qe ishin  shoqeruar me  luftra grabitqare te fqinjeve , te cilet  deshen te na lene  pa Shqiperi ..  Malesia e  Madhe me aleatet e perhershem ; Shkodren me Dukagjinen e me gjere ishin barrikada e pare  qe ndesheshin me lakmit shovene . Te  djegunit e Kelmendit me 16 gusht 1914, invazionet ne  Hot ,Kastrat , sulmet ushtarake mbi Shkodren *6*e tjera , ishin disa nga simptomat qe lajmronin rikthimin e stuhise serbo-malazeze mbi trojet tona. Europa pas luftes pare boterore e dorzoj Shkodren tek forcat nderkombetareve me ne krye francezin (filosllav) Bardi de Fortu..Gje qe shtoi enderrat e Malit Zi per  Shkodren dhe kufirin deri ne lumin Mat….

NE PRAG TE LUFTESRrethimi i Shkodrës dhe çlirimi, faktori malësor i luftës, një histori përplot, krisma, gjak dhe vdekje në kapërcyell të kohëve | Gazeta Malesia

Malazezet qe ne vitin 1918 pretendonin kufirin “minimal”ne Qaf te Malthit (Komuna Kastrat), ku edhe sot ekzistojne  guret qe kishin vendosur si piramida..Mali i Zi me 13 nentor 1918 kishte votuar bashkimin e tij pa emer  me  Mbreterin Serbo-Kroate-Sllovene *7*,ndaj pas kesaj ngjarje ky vend i vogel  do te mbeshtetej edhe me fuqishem nga  Serbet…Ne Paris (France) (1919) fillon Konferenca e “Paqes”(ne fakte per shqiptaret e luftes). Ne konference kishte shkuar edhe nje delegacion shqiptare me ne krye  kryeministrin e qeverise “Durresit” Turhan Pash Permetin ,i cili  nenshkruan dy peticione qe i dergohen Presidentit te 28-te SH.B.A.-se Voodrow Wilson ,ku i kerkohet ndihme per te kundershtuar “mandatin” e Italianeve per te mbajtur te pushtuar Vloren..*8*. Presidenti i  Amerikes (Wilson) ne fakte  qe me 4 korrik 1918 (nga  jahti presidencial “Mayflower”) ,thuhej se i kishte dhene fjalen   veprimtarit te njohur te “Vatres” Fan Noli ,se nje  nje Zë  qe kishte Amerika do ta perdorte edhe per te miren e Shqiperise…*9*. Per aresye se Turhan Pasha nuk dinte mire shqip  dha dorheqjen ….,dhe ne vend te tij e mori kryesimin e delegacionit imzot  Luigj  Bumçi me sekretare At Gjergj Fishten .. Vlen te kujtohet se serbo-malazezet (me ndihmen e  dados tyre Rusis e dhe Frances te asaje kohe),ne konferencen e paqes propoganduan “iden” se  popullsia katolike e Malesise Madhe ,Shkodres , Lezhes e Mirdites ,eshte dakord ti  bashkengjitet shtetit  Malazez me popullsi ortodokse ,pra kristiane. Me inisiativen e imzot Luigj Bumcit , At Gjergj Fishtes  dhe  patriotit Luigj Gurakuqi  , nga keto zona ju dergua  nje protest  energjike konferences  dhe lidhjes se kombeve ,ku nder te tjera shkruhej :   “Popullsia katolike shqiptare ,ka interesin me te madhe te qendroi e bashkuar ne nje Shqiperi te lire , dhe per kete e shtyjne  motive kombetare dhe fetare. Po qe se  do te kerkoni te na “bashkoni” me Malin e Zi, atehere  konferenca do te bejne  nje  krim te rende ndaj gjuhes tone ,religjionit tone. Katoliket  e muslimanet jane vellezer,dhe si te miren  ashtu edhe te keqen e ndajne se bashku…” **. Mbrojtjes të të drejtave te shqiptareve i ishte shtuar edhe zeri i  Benediktit te XV-te, me te cilin ishin takuar Imzot Bumçi dhe Mehdi  Frasheri. Mbas audiences me Papen Imzot Bumçi  me Pater Gjergj Fishten shkuan ne Bruksel per  t’ju  lutur kardinal Mercierit  qe te intervenonte  prane aleateve  ne favor  te  Korçes e Gjirokastres (per ti shpetuar nga pretendimet e aneksimit nga Greqia). Kardinali  premtoi se do te nderhynte menjehere *10*. Serbo-Malazezet ,duke perfituar  nga mjegullnajat e konferences ,dhe inkurajimi i nje pjese te Europes ne dhjetor te vitit 1919 , provokuan nje incident  kufitare  ku vranë  80  malsore nga Gruda e Hoti , qe me gra e femije po kalonin ne anen shqiptare ,per me ju larguar dhunes dhe persekutimit te shtetit Malazez *11*.  Sheshi Lufta e Koplikut 1920 - Gjirafa.biz   Paria e Shkodres me 11 mars (1920) deboi  gjeneralin francez (Bardi de Fortu )  ,dhe  merr ne duar fatet e qytetit te Shkodres ,me kryetar Bashkie Musa Juken , si dhe merr  bekimin e Qeverise se Tiranes (dalur nga Kongresi i Lushnjes).*12*. Ushtria Serbo-Malazeze (nga mali i Taraboshit)  do te  sulmonte  qytetin e Shkodres , i cili kishte organizuar  rezistencen … Nje Lufte frontale po pergatitej me kujdes ne Mal te Zi , por per kete thuhej se po kerkohej shkaku .. Nga ndonje intelektual i kohes eshte shkruar ne (kujtimet e tij) se Lufta e Koplikut ishte provokuar nga  nje oficer i xhandermarise  ne Shkoder , i cili paska sulmuar gjoja  forcat Jugosllave ne kufi ..*13*. Ne fakt nuk eshte keshtu ,pasi forcat e xhandermarise kishin shkuar per te mbrojtur popullsin e Malesise Madhe ne kufi , qe provokohej vazhdimisht nga  ushtria  Serbo-Malazeze…

“LUFTA  E  KOPLIKUTLufta e Koplikut, zjarri që “dogji” vendimet antishqiptare të Traktatit të Londrës dhe Konferencës së Paqes | Gazeta Malesia

Lufta e Koplikut  zyrtarisht  do te fillonte  me 27 korrik (1920). Kjo lufte do kishte “bekimin” e Qeverise shqiptare te dalur nga Kongresi historik i Lushnjes ,gje qe e bene kete lufte mbrojtese te paren  te organizuar nga nje Qeveri Kombetare pas  441 viteve ,lufte e qendrese  popullore..Ne ditet e para te muajit gusht ,prane  shtabit  te mbrojtjes te vendosur ne Çesme te Koplikut (ne shtepi te Zef Luc  Mullisit ), do te vinte Ministri i brendeshem  Ahmet Zogu dhe patrioti i klasit pare Bajram Curri *14*.

Nga  nje dokument i kohes mesohet se  ushtria vullnetare e Malesise Madhe perbehej : 120 trupa  nga Rapsha e Hotit , 103 trupa nga Traboinit (Hotit), 32 nga Gruda , 307 nga Kastrati , 148 nga Shkreli , 133 nga Rrjolli , 34 nga Buza e Ujit , 132 nga Lohja e Reçi , 76 nga Grizha ,  50 nga Gruemira ,  30 nga Kopliku *** , 98  nga Kopliku i Siperm –Bogiq –Palvar-Dobre e tjer . Sipas trashigimise gojore  kishte shume me shume vullnetare te lirise sesa paraqet ky regjistrim zyrtare…. Ketyre forcave  mbrojtese te Malesise u prinin : Deli Meta , Luc Nishi e Zef Prel Martini–Hot , Gjok Dod  Preçi , Zenel Shabani , Gjelosh Gjoka , Gjeto  Daka  e Dedush Marashi –Kastrat , Zef Martin Ivezaj dhe Prek Ded Gjolaj-Grud , Vat Marashi (Vrith) e Kanto Marashi (Zagore)–Shkrel , Nuz Sokol Bajraktari ,Keq Sadik Balaj – Reç , Bajram Hyseni  (Linaj) ,Bisho Abdyl Sulaj – Gruemire, Islam Hajdari (Leporosh), Oso Met Beqiraj (Egc-Rrjoll) ,Selman Bajram Ramcaj  (Gruemire-Çesme) , Smajl Delia  e Tom Ded Sina –Lohe Siperme, Tafil Bejtja e Qerim Zymeri Koplik Siperm ,Mustaf Bishi -Lohe e Poshtme.****. Kelmendi me ne krye Prek Calin qendronte ne gatishmeri te mbrojtjes  te trojeve te veta nga sulmet e herë-pas-hershme te Malazezeve. Gatishmerine e malsoreve  ne mbrojtje te trojeve tona  e shprehin mrekullisht  vargjet lapidare te poezis “Nena Shqyptare”  te shkruar me 01 gusht (1920) ,ku nder te tjera po citoj :

“E po ngas ,po, si vetima  .

Ku rreh topi e rreh martina .

Ku luftojne vllaznit e mi.

Per liri t’bukres Shqypni  …. “ *15*.

Ndersa Shkodres me  rrethina u prinin : Sylço beg Bushati  , Hamit Gjylbegu , Adem Haxhia  e Can Osmani (Postribe) ,Vat Sokoli (Shale),Shuk Gurakuqi ,Muharrem Kazazi, Zef Serreqi , Qamil Kadri Boksi ,Dyl Grizha , Maliq  Bushati , Maliq Sokoli , Nok Gjeloshi ,Rasim Gjyrezi , Taip Shkodra , Musa  Juka , Rexhep Shala , Man Hoti  ,Dom Loro Caka , Xhemal Bushati , Pater Ciril Cani , Oso B. Kopliku , *16* e tjer… Me kete rast po kujtojme se Ahmet Zogu (ministri i Brendeshem) , emroi komandant te frontit te luftes Pater Ciril Canin ,ku me kete rast i dha  graden Kapiten me tre  Yje ..*17* . Ne nje dokument  te muajit gusht tregohet se nga qyteti i  Shkodres kishin ardhur ne frontin e luftes  459 vullnetare ,dhe 130 xhandar  te komanduar nga Hasan Bushati ,ndersa nga rrethinat kishte 313 vullnetare  qe vinin nga Drishti ,Boksi , Suma ,Sheldia ,Shllak eTemali ,Jubani e tjer…*18*….  Ne ndihme te luftetareve te lirise ne Shkoder me daten 3 gusht u krijua  Komiteti bamires “Grueja Shqiptare “ me kryetare Shaqe Çoben ,kryetare nderi Habibe Bekteshin , sekretare Paulina Leken dhe arketare Albina Ashikun. Ardhjen e  ketij komiteti ne  frontin e luftes e  vargezon populli me fjalet :

” Krisi Pushka ne Prrua te thate ;

Ne Koplik kane ardhur grate…”  *19*.

Te rinjet  Shkodran ….krijuan grupin e  Çiklisteve –Korier ,ku u dalluan Simon Rranxi ,Muhamet Haxhia ,Loro Nika , Qazim Mesi , Kol Çuni e tjer. Doktor Sadetini themeloi shoqaten “Hylli i Kuq” ,per te ndihmuar te plagosurit ..*20*.  Ne formacionet luftarake  te “Luftes Koplikut” benin pjese edhe 300 vullnetar nga Kosova , e Plav-Gucia  ,ky ketyre trimave u printe Hasan Feri ,(djali i patriotit Jakup Feri). Ne javet e para te gushtit  erdhen ne Shkoder edhe rreth 300 vullnetar nga Kruja , Kavaja ,Shijaku, Durresi ,Tirana ,te cileve u prinin Abaz Kupi e Mustafa Merlika (Kruja) *21*.Ne  Shkoder qendronin ne mbrotje te qytetit e rrethinave qindra luftetar te tjere ,ku  rreth 260 vullnetare  vinin nga Kosova ,Hasi ,Kukesi , Tropoja e me gjere…Ne keto kohe Dukagjini ishte i teri ne kembe ne mbrojtje te trojeve te veta  nga invazionet e ushtrise Serbo-Malazeze…Edhe Lezha, Mirdita , Puka  e tjer qendronin ne gatishmeri te mbrojtjes trojeve shqiptare . Ne ditet e para te gushtit  nje lajme  i gezueshem kishte ardhur  nga Vlora e cila  me luften e saj heroike kishte detyruar  okupatoret italian te dorzohen ,duke nenshkruar marrveshjen me Qeverin shqiptare me 2 gusht 1920 per zbrazjen e Vlores nga ushtria italiane..*22*. Dibranet ,(por edhe Matjanet) luftonin si Luaj -malesh kunder  pushtuesve Serbe.. vargjet e me poshtme e tregojne  me pak fjale  kete  heroizem  :

N’Breg Drinit krisi topi ,gjimoi Dheu ,

Dibrani ne lufte detyren e kreu ,

Çohi  burra gjithe me bese – bese ,

Per Dibren luftoni me te madhen shprese…Rrethimi i Shkodrës (1912-13) - Wikipedia

Trimave dibran u prinin  Murat Kaloshi , Suf  Xhelili , Dervish Lusha ,Dine Hoxha ,Dan Cami e tjer.*23*. Dibranet megjithse ne lufte per vehte kishin ndihmuar edhe mbrojtjen e Shkodres  duke  derguar qindra  vullnetare… Gjate kesaj kohe  qeveria e Tiranes  kishte  sukses edhe ne eleminimin e rebelimit te Esadisteve… Lufta e Koplikut ka si date zyrtare te fillimit 27 korrikun(1920),dhe date te perfundimit 14 shkurtin e vitit 1921 ,pra ka plote 203 dite lufte e sakrifica te panumerta ,qe u kurorzuan me fitoren e shqiptareve..Gjate ketyre ditve çdo pellembe e trojeve tona ka nje histori ne vehte  gjaku e qendrese …Historia e kesaj lufte na tregon organizimin perfekt te vullnetareve qe u shumfishuan dhe u bene ushtri e rregullt , duke zhvilluar mjaft beteja te sukseshme , por ne  duam te  kujtojme vetem disa si:  Betejat ne  Vrake , ne Gruemire e Grizhe . Sulmin  mbi ushtrine serbo-malazeze ne Koplik te Siperm. Betejen e  tre gushtit   ne Prrua te Thate..Betejat  ne “Kodrat” e Koplikut , ku ne keto luftime   rane heroikisht  10 deshmore ,por edhe shovenet e kishin paguar mjaft  shtrenjt.. Beteja ne Suka te Moksetit qe perseriti heroizmin e vitit 1911…  Beteja ne Qytez (Hot), ne Qaf te Malthit. Aksionet luftarake ne Buze-Ujit (ne fshatin Kamice) ku u  kapen mjete lundruese me furnizime  te ndryshme per ushtrine.. Beteja te medha u zhvilluan ne Maj  te Napujes , ne Maj te Krygjes ,ne Suk te Kolvates ,te Vorri i Papes (Kastrat). Nje beteje  disi anonime ka mbetur ajo qe pershkruan studiuesi Hamdi Bushati ,qe kishte qene edhe pjesmarres dhe sekretar ne luften e Koplikut ,kur shkruan se  14 hotjane  ishin te rrethuar nga Malazezet  ne shtepin e  Dedush Marashit ne Vukpalaj dhe po  luftonin  si dragoj , por kur atyre  po u mbaroheshin fisheket  nje grua malsore  (mjerisht  deri  tani nuk ja kami gjetur emrin ….) u kishte  thirrur  me sa fuqi kishte per  t’u  dhene zemer : “Qindroni ,se  ju erdhi ne ndihme Shkodra”. Hotjanet  e fituan betejen ,por  malsoren trimeresh e vrane  ushtaret  Malazez..*24*. Nje beteje e paharruar ka mbetur ajo e zhvilluar  ne lagjen Llazan (Koplik me 20 shtator 1920) ,ku trimi Zef Prel Martini   luftoi heroikisht (edhe pse i plagosur) perballe nje ushtrie të tërë serbo-malazeze  ,duke  e  bere shtepin e e thjeshte te  Lush  Pep Smakajt  ti ngjajnë  Kulles famemadhe te “Oso Barotit “ ne Vranin … Deshmori Zef Prel Martini u “kap” tradhetisht nga nje major shqiptare i cili i kishte thene  te dorzohej  ne bese te tij  se do ta falnin e çonin per mjekim ne Potgorice .  Por nuk ndodhi keshtu se majori ishte  i “zene “ rob (shpirterisht) per vehte nga qeveria e Kral Nikolles te Malit Zi ,ndaj trimin Zef Prel Martini  ,ushtaret malazez e pushkatojne ne  Badra te Mehajve (afersisht ku ka  sot memorialin)… Gjate gjithe kesaj kohe ishin zhvilluar disa  beteja te rendesishme  kunder shoveneve serbo-malazez  ne Shkoder e rrethina . Luftime ishin zhvilluar edhe  ne Bardhaj  e tek Kisha e Traboinit ,qe ishin andej kufirit te 1913..e tjera e tjera beteja ne te gjitha trojet e Malesise e  Madhe me gjere..  Kopliku gjate gjithe kesaj lufte mbrojtese ishte  qendra e veprimeve organizative e luftarake te clirimit e mbrojtjes te trojeve shqiptare nga invazionet e ushtrive serbo-malazeze. Kopliku  ishte vatra me e ngrohte ku u strehuan  luftetar ,e drejtues te luftes , te cilet gjeten jo vetem zemrat e bardha (me buke e kryp e cfare kishte falur Zoti) ,por edhe bese , trimeri ,burreri e strehe te sigurt… Eshte pikrisht kjo aresyeja qe qeveria  shqiptare i kishte mbajtur “mend” emrat e  burrave Koplikas qe kishin  kontribuar ne kete lufte ,  si : Cuf  Brahimi  , Kadri Selmani ,Dylo Meti  , Zeqir  Hoti , Bel Cufaj , Nikoll Zefi  , Brahim Sejdja  ,Dik Laçi  ,Hajdar Meta , Beqir  Curri , Cul Istrefi , Sejdi Fili , Hajdar Curri , Musa  Selimi  , Bajram Rexha , Hajdar Duli , Zek Zeneli , Sylo  Haxhia , Beqir Zeneli ,Ramadan Sejdja , Çun Zeqiri , Abdyl Bajraktari , Cuf  Rexhepi ,Elez Ujka …*25*.   “Lufta e Koplikut” eshte e madhe , si çdo lufte  lirie e pavaresie qe  ka ne themel gjakun e bijeve e bijave te saj . Qindra te plagosur ,por edhe dhjetra  deshmore  shkruan historin e kesaje toke , e cila nuk do ti harroje kurre ata qe i dualen zot .. Në shenje nderimi e respekti  meduam ti kujtojme te gjithe emrat e deshmorve (qe  kemi mundur ti sigurojme nga matriale te  shkruara ,apo ti mbledhim nga  trashigimi gojore të besueshme),te cilet jane:Lufta e Koplikut, zjarri që “dogji” vendimet antishqiptare të Traktatit të Londrës dhe Konferencës së Paqes | Gazeta Malesia

DESHMORË NGA  HOTI  (Nga të dy anet kufirite 1913) :

Lucë    Nishi

Zef     Prel Martini

Zef     Dedë Luli

Zef      Mark  Gila

Lukë   Nikë  Pllumi

Prekë    Dashi

Dedë   Prek   Ujka

Kolë  Nikë   Luli

Gjon   Nikë   Gjergji

Prel     Nikë    Pretashi

Gjon    Vatë   Marashi

Prekë   Dush   Nika

Gjon     Lulashi

Kolë     Dushi

Zef       Gjokë  Mali

Mark   Dedë    Gjoni

Lucë    Lekë   Gjeloshi

Lash    Ujkë   Luli

Kolë    Nikë   Gjeloshi

Lekë    Keqi

Pjeter   Kolë    Ujka

Milan Mustafa

Zef         Prela

Mark     Deda

Zef         Pretosh  Varfi

Gjekë    Kola

Gjon      Mark   Bori

DESHMORE  NGA KASTRATI

Ndrekë   Kaçeli              (Jeran)

Gjeto      Dedë  Marku       (Vukpalaj)

Lekë       Pjetri                     “

Nikë       Lucë    Mujaj         “

Mark     Hys   Kalaj          “

Zef          Nikë    Lumaj     (Mokset )

Marash  Vatë  Lumaj     (Goraj  )

Nishë      Ulaj                    “

Nikollë    Dedë  Lulashi         “

Prelë       Marash  Vuksanaj     “

Voc         Keqi              (Kastrat )

Nikollë   Voc  Keqi              “

Lulash   Voc  Keqi              “

Nikë      Tom   Nrakaj           “

DESHMORË  TË TJER NGA MALESIA DHE SHKODRA..

Oso        Ujkë       Osja  – Reç

Selman   Bajram  Ramçaj – Gruemirë-Çesma

Gjeto      Brahim   Elezi     –  Vorfë

Islam      Hajdar   Korobeci – Lina-Leporosh

Oso         Meta                 –  Rjoll

Mustaf    Alivoda             – Shkoder

Ali           Rexhep  Spahia – Shkoder

Can         Osmani              – (Ura e Shtrenjt) Postribë

Zeqir       Beqja                 – Postribë

Vat          Sokoli   (Pecaj)  – Shalë    …*26*.PUBLICISTI DHE STUDIUESI NDUE BACAJ BOTON LIBRIN LUFTA E KOPLIKUT 1920 DHE NGJARJET QË I PARAPRIJNË - Revista FJALA

Kjo luftë  mbrojtese ka edhe dhjetra deshmorë të tjer ,që ndonse  ne nuk po ju a “cilsojmë” emrat (per mungesë referencash) , historia e  Shqiperisë i  ruan me nderim të veçant në zemren e saj , dhe në themelet e konsolidimit të shtetit tonë të pavarësuar një shekull më parë.. Perkujtimi i kesaj lufte mbrojtese (si dhe të tjerave) që kanë sjellur lumenjë gjaku e dete mjerimi ,nuk kanë  per qellim të nxisin urrejtjen me fqinjet sot as mot , por të na tregojnë se si nuk duhet te jenë kurrë më historia në mes nesh…

R E F E R E N C A T :

*1*. Hamdi  Bushati ,Shkodra dhe  Motet ,vll.I. fq.415-418.

*2*. Hamdi  Bushati,  po aty ,fq.421-426. + Kryengritjet popullore të viteve 30-të të shekullit XIX ,dok. Osmane ,pergatitur nga Akademia e Shkencave …Tiranë 1978.

*3*.Ferdinand Schevill  ,Ballkani ,historia dhe qytetrimi ,fq.325-327.

+ Edwin  Jacques ,SHQIPTARET…fq.286-287.

*4*.Akte te Rilindjes Kombetare  Shqiptare 1878-1912 , botim i Akademise Shkencave..Tiranë 1978 ,fq.40-45.

*5*.Akte te Rilindjes kombetare…po aty ,fq.260-261.

*6*.Kalendari Kombiar i vitit 1916, fq.56-59.

*7*.Serge  Metais ,Historia e Shqiptareve  nga Iliret deri te pavaresia e Kosoves ,fq.204.

*8*.Turhan  Pash  Permeti ,Shqiperia perball konferences se paqes Paris-1919 ,fq.111-114.   + Revista  “LEKA” ,te drejtat e Shqiperise Etnike ,vll.I. shtypshkronja “Zoja e Paperlyeme” Shkoder 1944…fq.196-197.

*9*.Edwin  Jacques…po aty ,fq.403-405 , +Tajar Zavalani ,Histori e Shqiperise, fq.257.

**.Protesten e nenshkruajne : Imzot  Jak Serreqi – arkipeshkev i Shkodres , Imzot  Gjergj Koleci – ipeshkev i Sapes , Don Zef  Gjinali –administrator i abacise  Mirditë ,Don Pjeter Gjura –famulltar i Shkodres ,At Vincenc  Prenushi dhe At Engjell Serreqi…(gaz,”55” ,dt.03.10.2009).

*10*.Sejfi  Vllamasi ,Ballafaqime politike  1897-1942 ,fq.116.121.

*11*.H. Bushati ,po aty ,fq.471 , + trashigimi gojore.

*12*.Sejfi  Vllamasi , po aty..fq.144. + Eqerem  Vlora ,Kujtime 1885-1925 ,fq.449.

*13*. S.  Vllamasi , po aty ,fq.157.

*14*.Nikolla Spathari ,Malesia e Madhe siç e njoha unë,fq.193.

***.AQSH f.n.260,viti 1920,dosje nr.26 dt.13.8.1920,leter e intendences Koplik ,komandes  te trupave vullnetarë ,Çesma (Koplik).

****.Keta emra patriotesh qe u prine  trimave  malesore e me gjere ne lufte jane njerre nga  disa trashigimi gojore te konsultuara me  dokumente dhe libra te shkruara nga Hamdi Bushati –Shkodra dhe Motet  ,Sejfi Vllamasi –Ballafaqime Politike.. …Eqerem  Vlora  ,kujtime 1885-1925 , Nikolla  Spathari- Malesia e Madhe siç e njoha unë , At  Zef  Pllumi –Histori kurr  e shkrueme  , Xhevat  Repishti- Lufta per mbrojtjes e Shkodres 1918-1920 , etjer.

*15*.Revista “Nena Shqyptare”, nr.2 ,viti 19120.

*16*.H.  Bushati po aty , fq.470-477.

*17*. At Z.  Pllumi , Histori kurr e shkrueme ,fq.494-495.

*18*.AQSH  f.n.260 viti 1920,dosje nr.26 dt.13.8.1920.

*19*.Xhavat  Repishti ,Lufta per mbrojtjen e Shkodres 1918-1920 ,fq.214-215.

*20*.H. Bushati ,po aty ,fq.472-473.

*21*.H.  Bushati ,po aty ,fq.474.

*22*.Eqerem bej Vlora ,po aty,fq.449.

*23*.Sejfi  Vllamasi, po aty, fq.159-161.

*24*.H.  Bushati ,po aty, fq.477 (deshmi e marrur nga Rrustem Berdica).

*25*.Dokumenti nr.2967,dt.27.7.1921 i gjetur ne godinen e ish Nenprefektures Koplik..

*26*.Trashigimi gojore te mbledhura nga autori (N.B.) + Emrat qe gjinden ne referencat e sipercituara , Revista Leka …+ Gjok  Luli “Kastrati”, e tjer..

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.