PUTH SA T’MUNDËSH

0
52
ELVIRA MALO
Të prita  Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti
Të prita një natë dy e tri
Po ti ku ke humbur
Në dritare dal ti kërkoj
Sytë e tu të bukur
Ditari cdo dit po shkruhet
Si një dit e humbur
Orët muajt vitet kalojnë
Ditari bojën zbeh
Sot në varg i gdhënd
Cdo detaj të bukur
Se pritja ka një fund
Si pija njeriun deh
Mbledh cdo grimcë jete
Që tek un kan bërë fole
Si zog prej tyre un u linda
Të fluturoj nëpër re
Pres cdo pranvere të ngrohtë
Krahët ti nis fluturim
Të shkuarën e mbyta në det
Fluturoj mbi të sa her malli më merr!!
DASHURI E SHUMËFISHUARMund të jetë një imazh i 1 person
Dyfish i lumtur
Të dua si hojet mjaltin
Si deti kripën
Si qelli rete
Si dallandyshet foletë
Të dua deklaratë e fortë dashurie
Si kënga muzikën
Të dua për sot për nesër
Një bosht pa limit dashurie
Si zjarrmia e një pijeje të dua
Si prushi pranë një oxhaku
Do vi me ty të të puthem
Si akull në të nxehtë të shkrihem
Puna e dashurisë ka dy medalje
I fituar apo i humbur
E nëse ti nuk dorëzohesh
Dyfish je i lumtur
Dashuro o njeri
E puth sa të mundësh
Sikur gjith botën të kesh kundër
Dyfish je i lumtur!!
POEZI E SHKRIRËPërshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Kjo pikë boje
Si një gjethe rrëzohet
E artë mbi bar shtrihet
Si mjelmë e bardhë
Në fletën e bardhë poezia shkrihet
Un flas për ty për yjet
Per tē puthurat plot pasion
Për dashurinë e një cifti
Kur në lëndinë shtrihet
Por edhe kanerina me zërin e saj tek ndihet
Kjo pike bojê flet edhe për qiejt e zymtë
Për mërzitjet edhe grimca lumturie
Per fletët e shpirtit kur kerkojn të flasin
Kjo pikë boje pluros qënien time
Të shkruash vërtet ndjenjë sublime!!
ULERIMË
E SHPIRTITMund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme
Shpirti uleret…
Era uturin në shpirtin tim
Shfleton cdo gërme cdo ndjejë
Kërkoj kopertinên ta mbyll
Ajo smê pyet shtegun e din
Fryj moj erë e mer ctë pëlqen
Skam force sa ty të ec
E vetme ngecur si zog nën pemë
Ulëret era në shpirtin tim
Si ngric e mbetur diku
Magjishem ngjaj si nje diamant
Ylber me ngjyra trupi më ndjen
Dashuria djeg dimrin sjell pranvere!!
MERRE PUTHJEN…
Ti mere puthjen zhubravite
Dhe përsëri vishe në buzën tënde
Edhe pa hekur ka peshë njësoj
Shkëndijë e saj di të verboj!!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.