PUKA QYTETI QË MIKËPRETË PUSHUESIT EDHE ME “TREN”Ky tren do të mirëpresë të gjithë ata që këto sezon turistik do t’i drejtohen qytetit të Pukës. Në këto ditë të pandemisë ku turizmi ndodhet mes shumë vështirësive., Puka bëhet ndër qytetet e para në Shqipëri që ka vendosur të hap zyrtarisht sezonin turistik për t’i uruar mirëseardhjen kujtdo, qoftë pushuesve vendas apo edhe atyre të huaj nëse do të ketë.Kryebashkiaku i Pukës Gjon Gjonaj thotë se ajo që do synojë është që turizmi në Pukë të jetë gjatë gjithë vitit.Ajo që kërkojnë operatorët turistik është bashkëpunimi dhe ndihmesa nga ana e bashkisë për të vijuar zhvillimin e turizmit.Qyteti i Pukës ka një numër të konsiderueshëm zonash malore të cilat mund të eksplorohen nga pushuesit ndërsa shquhet për ajrin e pastër por edhe mikëpritjen e banorëve atje. Përveç kësaj është edhe një qytet ku pushimet nuk janë të shtrenjta.Ndaj askjush të mos pertojnë pë r të shkuar në Pukë për të kaluar ditët e pushimit.