Kush nuk e lejon Presidëntin e Federatës Shqiptare të Futbollit Armando Duke me ardhë në Koplik? Kjo pyetje është për kreun e Bashkisë Tonin Marinaj. Nderkohë ftojmë lojtarët e Kombëtarës futbollistët malësor të ndikojnë tëk Duka për një stadium për Veleçikun.E kemi ndjekur këto ditë nëpërmjet mediave Presidëntin e Federatës së Futbollit Armando Duka në vizitat e tij në dy Bashkitë e Qarkut Shkodër. Duke filluar nga Puka , për tu ndalur sot dhe në qytetin e Shkodres.Natyrisht tifozet e Veleçikut nuk kanë asnjë notë xhelozie për premtimet e presidëntit Duka qoftë në Pukë dhe për më tëpër në shkodër për Vllazninë tonë të zëmrës.
Por lind një pyetje” Kush e ndalon presidëntin Armando Duka të bëjnë një vizitë dhe në qytetin e Koplikut? Natyrisht që kjo pyetje vlenë edhe per kryetarin e Bashkisë ToninMarinaj,i cili ka riprëmtuar në disa fushata me radhë për ndërtimin e stadiumit në qytetin e Koplikut, premtim i cili me sa shikohet nuk po bëhët realitet për tre mandate radhazi.
Kësisoj Presidënti Armando Duka nuk vlersojmë së mosardhjen e tij në qytetin eKoplikut për të biseduar dhe konkretizuar një project të përbashkët për stadium për Velecikun, do mund ta justifikojnë për distancën mës Shkodres dhe Koplikut.Sepsëe për 17 km largësi do të mund të ishte në zyrat e Bashkisë e pse jo dhe në fushen e quajtur Badra e Mehajve , ku Bashkia ka prëmtuar ndërtimin e stadiumit. Ndaj pa dashur të futëmi në labirinthet e arsyes së mos ardhjes.
Do të kërkonim nga futbollistët malësor të kombëtarës Elsi Hysaj ,Armando Broja , Mario Mitaj e të tjerë ti kërkojnë Armando Dukës këtë “favor” për të bashkpunuar me bashkinë për të ndertuar stadiumin e vëndorigjines së tyre.