Nga: Nikolin Dedvukaj
Levizjet e para qe tronditen themelet e diktatures ndodhen ne Shkoder, si rrezimi i Bustit te Stalinit, demostrata e fuqishme, dhe pasojat e 2 prillit me te vrare ne bulevard, me sa duket e lekunden ndjeshem anijen e plakur te te majteve te kohes. Si gjithmone pjesa me moral me te dobet e komunisteve te kohes u hodhen ne llogoren e kundershtarit te ri, qe po krijohej e forcohej, PD dhe per fat te keq nje pjese e tyre, per te mbuluar te kaluaren e tyre, u paraqiten si anti komuniste te terbuar, duke zene pozicione kyce, ne te gjitha nivelet e drejtimit te opozites se re, te brishte e pa eksperience. Pjesa tjeter e majte e kohes, qe mendoj qe ishte pjesa me e paster, u step dhe hutua nga ngjarjet qe po rrokulliseshin njera pas tjetres. Ne kohen qe e djathta forcohej e majta e frikesuar, u la nga ish drejtuesit ne meshire te fatit. Edhe niveli i drejtimit te PS te krijuar, nga indiferenca ne pjesmarrje e pjeses te paster dhe elitare , bani qe niveli i drejtimit ne Shkoder, te ishte larg asaj qe duhej. Per pasoje ndryshoi raporti i forcave.Tani koha ka ba punen e vet dhe njerzit kane ardhur duke e kuptuar cdo dite e ma shume realitetin. Rezultati i ketyre zgjedhjeve e tregoj se PS eshte mazhorance edhe ne Shkoder. Me nje zgjedhje te kujdesshme te ekipit ,qe te jete perfaqsues i vertet i vlerave me te mira qe ka e majta ne Shkoder, nuk do kete nevoje ma te behet pyetja, e fillimit te ketij postimi. Uroj ne te ardhmen, qe elektorati i majte apo i djathte, te votoje ate qe do punoje ma mire per interesat e tij, pavaresisht bindjeve politike, pasi vota me tifozllek gjithmone, rrit mitin e drejtusve te cdo force politike, ne dem te te gjithe ngjyrave te elektoratit.