Nga :Muharrem Xhafa
Pa asnje dyshim kjo behet me qellim te keq! Me se pari i fshihen rinise, e cila nuk di se çfare jane provokacionet e 2 gushtit 1949! Per keto hesht shteti, shtypi qe duhet t’ia bente te ditur rinise, po hesht edhe edhe opinioni! Ndaj na takon t’ia themi brezit te ri se provokacionet e 2 gushtit 1949 kane qene provokacione tejet rrezikshme, qe u ndermoren nga forcat ushtarake te monarkofashisteve greke kunder Republikes Popullore te Shqiperise, ne te gedhire te 2 gushtit 1949, kur Greqia ne ate kohe ishte perfshire nga flaket e luftes civile midis forcave demokratike greke dhe forcave te reaksionit grek per çeshtjen e pushtetit.
Monarkofashistet greke i nisen provokacionet e 2 gushtit 1949 me pretekstin se gjoja Shqiperia u jepte ndihma forcave demokratike greke, po, ne fakt, qellimi ishte tjeter, ishte nje test i reaksionit grek, i mbeshtetur prej anglezve e edhe amerikaneve, per te provuar a do te rezistonte shteti i ri demokratik shqiptar apo do te dorezohej dhe çfare nuk ishte arritur gjate LANÇ-it nga pushtuesit, armiqte e pushtetit popullor e bashkepunetoret e tyre, te arrihej me keto provokacione!
Rinise i bejme te ditur se ne te gedhire te 2 gushtit 1949, 3 batalione greke te mbeshtetura nga artileria e aviacioni grek sulmuan befas territorin e Shqiperise ne sektorin e Bozhigradit te Korces, piramiden 54-55, ne nje front prej 700-800 metrash gjeresi, te cilat hyne rreth 300-400 metra ne brendesi te tokes shqiptare dhe qelluan me artileri fshatin Vidohove. Posta e kufitare e Vidohoves “Hero i Popullit” beri nje qendrese heroike! 36 kufitaret, qe perbenin efektivin e kesaj poste, perballuan me sukses sulmet e tre batalioneve te forcave monarko-fashiste greke te mbeshtetura nga forca ushtarake te tjera armike. Pas 5 ore luftimesh te ashpra ne mbrojtje te Atdheut, forcat e kufirit te Republikes Popullore te Shqiperise e zmbrapsen armikun deri ne kufi dhe rivendosen gjendjen e mepareshme. Kufitaret trima shqiptare te kesaj poste, te pakte ne numer, po luftuan heroikisht dhe te mbeshtetur nga reparte te Ushtrise Popullore te Shqiperise e bene rajonin e Vidohoves nje varr per armikun, i cili pati rreth 100 te vrare e te plagosur dhe 3 rober! Ne luftimet qe u zhvilluan ne kete sektor ra heroikisht edhe oficeri trim, Memo Nexhip Bejko!
Forcat monarkofashiste greke nuk u ndalen me kaq, ato i vazhduan provokacionet ushtarake gjate gjithe muajit gusht deri me 5 shtator 1949 ne sektorin e Bozhigradit, Leskovikut, Bilishtit, Kapshtices, Konispolit etj., duke i shkaktuar shume deme ne njerez e ne materiale. Po shteti i ri shqiptar tregoi forcen e tij te pathyeshme, beri qe sulmet e forcave greke te perballohen, te zmbrapsen e te perzihen matane kufirit me Greqine, vetem me forcat shqiptare te kufirit, mbeshtetur edhe prej forcave te Ushtrise Popullore e Komandanti i Pergjithshem, Enver Hoxha, duke bere qe repartet ushtarake greke te pesonin nje deshtim te plote!
Shteti borgjez harron, por jo populli!
Lavdi deshmoreve te 2 gushtit 1949!