Projekti Agro-Turizem Albania , i financuar nga USAID dhe Ambasada Suedeze ne Tirane , i zbatuar nga CEED Albania

0
3204

Vlersohet se ka për qellim transformimin e gjashtë fermave agroturistike , ku janë të shpërndara dy në M.Madhe , dy në Shkoder dhe po dy në Pukë . Ky project ka për qëllim forcimin dhe mbështetjen e agro-biznesit nëper mjet trajnimit dhe seminareve që organizohen .

Kështu në kuader të këtyre trajnimeve ky projekt e ka filluar serinë e trajnimeve kulinare me master shef Sokol Prenga , i cili për revistën “FJALA” ka sqaruar dhe detajet e këtij trajnimi me një grup prej 20 vetash kryesisht nga zona e Recit dhe Shkrelit , ku janë trajnuar . Ky kurs trajnimi synon te krijojnë një fytyrë të re të figures së kuzhinierit dhe për më tepër duke gershetuar traditen e zonës , por edhe përvojen e re të përmirsohen në kushte optimale karakteristikat unike të kuzhinës në Malësinë e Madhe . I kemi ndjekur për disa caste kuzhinieret e ardhshëm gjatë pregaditjes së ushqimeve në kuzhinë , ç’ka vërtetë dukej qartazi dora e mjeshterit të kuzhines , po kështu edhe deri tek prezantimi i këtyre ushqimeve në tavoline , kordinatorja e këtij programi Brisena Kopliku ka vlersuar se ky trajnim tek Bujtina në fshatin Reç me të rinjë dhe të reja , të apasionuar pas artit të kuzhinës tregoi jo vetem interesimin e tyre për të mësuar këtë zanat , por edhe vleresimin që i bëhet artit të Kulinarisë . Pregaditja e këtyre kuzhinierieve të ri vlerësohet si një mundesi më shumë për rritjen e numrit të turistëve në fshatin piktoresk të Reçit në veçanti dhe të Shkrelit në përgjithësi .

Foto përshtatëse :   

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.