PROF. MARK VUJI LA PAS NJË PASURI  ARSIMORE DHE STUDIMORE.

0
152
Jak Rrozhani Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
 Prof . As. Dr. Mësuesi i Popullit, Mark Vuji ,ka lënë pas një pasuri të madhe arsimore për nxënësit dhe mësuesit, studentët dhe studjuesit . ”Mësuesi i Popullit” Prof.As.Dr.Mark Vuji, ku me të drejtë është quajtur ”Patriarku” i arsimit në Lezhë, ka një kontribut të veçantë për zhvillimin e konsolidimin e arsimit në mbi 5 dekada, me meritë të veçantë dhe të dallueshme sidomos në ngritjen nga themelet të arsimit të mesëm të përgjithshëm dhe në përgatitjen e përgjithshme profesionale të mësuesve, për të marrë përsipër përgjegjësi dhe për t`i çuar punët përpara deri në zgjidhjen e tyre të suksesshme . Brezat dhe institucionet e kanë vlerësuar djersën dhe mundin e tij si mësues e 30 vite drejtues i gjimnazit ”Hydajet Lezha” . Sa më shumë vite kalojnë , aq më shumë do të shkruhet e do të thuhet për të, pasi ai ka bërë pedagogji origjinale e formati i tij si mësues e pedagog, si njeri dhe drejtues i shkollës , ka ndikim të përhershëm kombëtar e pse jo edhe jashtë vendit . Gjurmë të ndritshme, “Mësuesi i Popullit” Mark Vuji | Gazeta Koha JonePas disa viteve punë në shkollat e Shkodrës e të Matit,Prof. Marku, emërohet drejtor i të parit gjimnaz në Lezhë, më 1957, të cilin e drejtoi 30 vjet radhazi, ku gjimnazi u bë shpejt qendër e rëndësishme e trajnim-kualifikimit të mësuesve edhe në shkallë kombëtare dhe u kthye në shkollë eksperimentale për metodat e mësimdhënies në tërësi dhe atyre të të nxënit në veçanti. Aty, nën drejtimin e tij , organizoheshin në vitet `60-`70, sesione e konfernca shkencore  rajonale e kombëtare, takimet didaktike e pedagogjike, nxirreshin përfundime shkencore për iniciativat e marra dhe punët e bëra dhe jepeshin rekomandime për ngritjen e nivelit të mësimit dhe të edukimit. Metoda të tilla të efektshme, si ajo e kërkimit dhe e krahasimit, problemore dhe e diskutimit arsimor etj.Gjurmë të ndritshme, “Mësuesi i Popullit” Mark Vuji | Gazeta Koha Jone të provuara në praktikën e përditshme të punës, në shkollë, u përpunuan dhe u plotësuan, u saktësuan dhe u zbatuan në punën me nxënësit nga Prof. Mark Vuji dhe kolektivi i dalluar i mësuesve të gjimnazit të atyre viteve, duke marrë edukatën e punës dhe kalitur vullnetin. Afro 20 vjet, Prof . Mark Vuji, ka qenë anëtar i Këshillit Shkencor pranë Institutit të Studimeve Pedagogjike, ka dhënë leksione në Universitet, në Departamentin e Psikologjisë e Pedagogjisë, ka trajnuar drejtues dhe inspektorë të rinj nga e gjithë Shqipëria , sipas një programi të miratuar nga Ministria e Arsimit dhe ishte autor i kapitujve për metodat në tekstet universitare të pedagogjisë dhe të didaktikës , botimet për Fishtën etj. Ka mbajtur edhe leksione me pasuniversitarët që specializoheshin për psikologji e pedagogji.  Rrugëtimi i tij në fushën e arsimit dhe të edukimit , është i gjatë , i pasur , i larmishëm . Njerëzit si ai, kanë të drejtë të kthejnë kokën prapa dhe të jenë krenarë për punën e bërë , duke mbetur modeli i mësuesit, drejtuesit dhe studjuesit në breza . Prof. Mark Vuji, u lind më 1.10.1930, në Hot të Malësisë së Madhe, në një familje me tradita arsimore dhe patriotike . Vdiq më 24.7.2015 , duke lënë pas një pasuri të madhe dhe të vyer për arsimin . Qytetar  Nderi i Lezhës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.