PRITJE MASIVE PËR TONIN MARINAJ NË QYTETIN E KOPLIKUT

0
845

Kandidati i PS M.Madhe për kryetar bashkie z.Tonin Marinaj ka vijuar takimet e tij elektorale në qyetetin e Koplikut. Ka qënë fillimisht kryetari i PS në qytetin e Koplikut si dhe drejtues të tjerë të socialisteve në M.Madhe të cilët kanë falenderuar Tonin Marinaj për investimet e kryera por dhe u kanë kërkuar qytetarëve që të votojnë Tonin Marinaj.
Ndërsa ne fjalen e tijë nën kryetari i FRESH z.Elsamed Mukaj është shprehur.

Elsamed Mukaj: Nëse ne duam më shumë rrugë, nëse ne duam të rikonstrukturojmë më shumë shkolla, nëse ne duam që qyteti jonë të jetë më i mirë. Me 30 qershor ne duhet të votojmë për Tonin Marinaj dhe partinë Socialiste.

Ndërsa kreu i bashkisë M.Madhe Tonin Marinaj është ndalur tek disa nga investimet e kryera në M.Madhe.

Tonin Marinaj: Ne Koplikun e gjetëm në një gjendje të mjerueshme pasi në qoftë një shi të binte krijonte shumë veshtirësi në levezije. Ne realizuam një projekt që ja prezantuam qeverisë shqiptare dhe ai projekt u realizua dhe ndryshimi duket në qyetetin e Koplikut. Njëkohësisht jemi përkushtuar edhe në rrugë edhe të shkollat për të krijuar mundësi sa më të mira për qytetarët.

Deputeti Paulin Sterkaj teksa i ka falenderuar banorët e këtij qyeteti për mbështetjen e dhënë, veçmas të tjerave është shprehur.

Paulin Sterkaj: Më të vertetë që ne Koplik është bërë një investim i madh, por unë e kisha si objektiv të ralizonim komplet Koplikun dhe për këtë i kemi marrë fjalen kryeministrit Edi Rama që do e realizojmë Koplikun që nga rruga e kaldrunit deri tek rrotondoja, te rruga e Shkrelit dhe hymja e Koplikut.

 

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.