Rama, miting madhështor në Shkodër. Bashkia nuk jep leje, policia “pushton” pedonalen e qytetit

0

Sot, në orën 18:30, në pedonalen e Shkodrës, Partia Socialiste ka njoftuar një “miting madhështor”, ku i pranishëm do të jetë edhe kryeministri Edi Rama.

Por, Bashkia e Shkodrës nuk e ka miratuar kërkesën e Partisë Socialiste për zhvillimin e mitingut. Në përgjigjen kthyer PS-së, Bashkia Shkodër argumenton se duke u bazuar në dekretin e Presidentit

zgjedhje nuk do të ketë dhe shton se me nisjen e sezonit turistik, “janë duke u realizuar në të gjitha sheshet e bashkisë aktivitete promovuese për turizmin dhe nuk ka asnjë shesh të lirë për organizim takimesh”.

Pas këtij njoftimi, gjatë paradites së sotme, Garda e Republikës dhe Policia e Shtetit nisën monitorimin e vendit ku do të zhvillohet mitingu.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.