Prënda Sejdia ” merr në dorë””ENGJEJT MASHTRUES”të Prëlë Milanit

0
118
Libri poetik satirë “ENGJEJT MASHTRUES” nga Prelë Milani. “Në letërsi, gjërat nuk janë ndryshe nga ato në jetë. Kudo që të drejtojmë shikimin, ne ballafaqohemi  të drejtpërdrejt me turmën e pandreqshme të njerëzimit, e cila derdhet në rrugë, duke u dyndur nga kudo dhe duke ndotur gjithçka, si mizat në verë (A Schopenhauer)”.Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme Vetbesimi është sekreti i suksesit. Është koha një kategori themore filozofike e cila pasqyron tri dimensionet e djeshmja, e sotmja dhe e nesermja. Historia dhe aktualiteti të para në dimensionet e tyre edhe në lidhje dialektike, është kjo gurrë e përhershme frymëzimi e cila provokon gjithnjë imagjinatën e krijuesit dhe i jep material për krijime të reja artsitike. Ky vëllim vjen si poezi e traditës që gjëmton problemet shoqërore, kombëtare, historike, etj. Gjithashtu provon të universalizohet me vlerat e patjetërsuara autoktone të ngritura artistikisht nga pikëpamjet ideore brenda poezisë së sotme shqipe. Ky vëllim satirik që thumbon përmes humorit përcjell fjalën artistike e cila ‘shëron apo vret’ nëpërmjet gazit e dhimbjes, e shpesh njekohësisht, ku fshikullon të metat a veset e liga të njerëzimit ashtu si Çajupi në kohën e vet. Me anë të ironisë therëse e të hidhur apo tallëse qoftë,lufton të metat, veset, apo dobësi të mënyrave të ndryshme dhe fenomeneve që ndodhin në përditshmëri në shoqërinë tonë njerëzore, gjithnjë egziston mes traditës dhe novatorizmit ajo lidhje e ngushtë dhe organike mes së resë dhe të vjetrës por gjendet në unitet dialektik midis tyre. Po ashtu edhe të përmbajtjes, në transformimin e verbit poetik ( sarkazmë dhe satirë) dhe në plan të parë duke ruajtur parimin e njohur dialektik të zonës. Autoti me verbin e hollë të satirës dhe humorit Prelë Milani, e përpiqet me mish e me shpirt ta rrokë “Triumfin e Fitores” siç do thoshte dhe Çajupi. Në këtë vëllim ka shumë tema dhe madje mjaft interesante nga më të ndryshmet ku mund të citoj, disa nga ato si psh, zemra gënjeshtare, trupi e shpirti, bota bredharake, ligësitë, shpifjet, egoizmat, mendjemadhësia, mërzia, smira, ëndërrat, buka e kaçakëve, Zoti i tokës, Shkodra jonë nuse mbretërie, nuk je mbret për dy mbretëri e plot tema ku lexuesi gjen plot mesazhe drite, por gjen dhe një botë aktuale plot e përplot djallëzi e mirësi ashtu siç i ka krijuar nëna natyrë në bashkëpunim me mendjen e njeriut. Mund të jetë një imazh i 7 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme  Ndaj poezia satirike e Prelës është shkruar sipas metodikës që e karakterizon, në tërë krijimtarinë poetike me stil mjaft të veçantë që në vendin tonë po përdoret gjithnjë e më pak dhe literatura është fatlume që akoma ka Pena me qasje të tilla, që e mbajnë gjallë këtë stil poetik të satirës, që padyshim është ndër stilet më të vjetra poetike e lëvruar ndër shekuj e ndër zona të ndryshme. Ama, poeti po njeh një diagramë rritjeje nga përmbledhja në përmbledhje, pasi ka arritur të prekë tema të rëndësishme duke i trajtuar me sensibilitet bashkëkohorë, dhe e veçanta qëndron në ruajtjen e dialektit të zonës e cila flitet me gjithë finesat e saj dhe dallohet si poet i figures por dhe i mendimit të fuqishëm. Të befason si poet novator pasi lufton trajtat e gurta të vargut e shprehjes ku i qëndron besnik vargut të lidhur të formave më tradicionale të poezisë satirike, ndaj dhe është shumë i lidhur me zonën e tij Shoshin e Shalën. Kështu them se Prelë Milan vjen si profil origjinal dhe interesant i poezisë satirike. Poet i ideve dhe thellësisë së mendimit dhe I shprehjes me nocionet e mirë studiuara, dhe përcjell mesazhe të qarta tek lexuesi. Ky vëllim poetik anticipton ironinë, humorin, satirën, ku renditet me poetët Din Mehmeti a Fatos Arapi ku në ditët e sotme gjithnjë e më pak kultivohet kjo lloj poezie apo stili , ku intenca popullore e kësaj poezie është ta befasojë dhe ta impresionojë lexuesin e tij me efekte “muzikore dhe ritmike”. Pra, vazhdimisht është kërkesa për ngritje të vlerave dhe këtij lloj artitl poetik ndër vëllime poetike. Koherencë dhe unitet sa më të madh e të përshtatshëm mes njësive të vogla të tekstit dhe përshkrim të poezisë në nivel teksti. Por Prela sjell gjithçka të veten duke e pasuruar këtë rrjedhë të poezisë shqipe me tema e ide inovatore me figuracion e shprehje në mendime dhe meditacion. Mund të jetë një imazh i 2 personaOrigjinaliteti i natyrshëm dhe individualiteti krijues brenda (sarkazmë, satirë) janë obsesioni që synon në këtë gjini letrare. Në lartësinë e vet artistike poezia e Prelë Milanit vjen si misionarë i çiltërsisë ku lufton me shpatën e fjalës ligësitë e çfarëdo lloji, pasi duket qartë vizioni por i qëndrueshëm e bartës i dhimbjeve të të gjithëve, ndaj dhe poezia e tij ka lindur nga valët e këtij misioni ndaj mendoj që vargu i tij është veçse mobilizues në drejtim të dinjitetit dhe virtyteve njerëzorë. /  Ariu nuk tërhiqet më tej në ledhe / Zjarrin në Ukraine po e ndez po e ndez perendimi / Evropë, Evropë do të bëja zhele / Ç’ti bëj Amerikës- thotë Kremlini / Ariu princ e luani mbret / Herë si gangsterë herë si xhentellmen. Autori i quan ‘Zotat Dreqer’ madje me të drejtë e thotë se ulkonja e vjetër vjen me qime të re e thikën thotë autori me dy presa e ka. E ku prehen engjëlli e djalli padyshim janë lufta dhe paqja, pasi sundimtarët s’ janë tregtarët e luleve, por me luanin rron dhe drejtësia. Luani në xhungël s’ka frikë nga njeriu. Rroftë Zoti mbret thonë lakenjtë e tokës, as për miun e vogël Ukraine nuk hyn në bela. Poezi me shumë vlerë e domethënie, por e gjitha vjen si strukturë porosie me përmbajtje të fuqishme, vishet plot motive e variacione dhe mjeshtrit realizohet përkatësia individuale sipas kontekstit të artit letrarë. Ama poezia në kushte të tilla ndjen nevojë të ruhet e ta mbrojë qënien e saj gjithsesi poeti e lartëson brenda vetes kullën e tij të brendshme, në kohë, mjedise dhe kontekste të ndryshme historike e shoqërore, e vërteta është se gjen përshtatje në nivel. Pra kjo është një natyrë dalluese me individualitet të fuqishëm krijues, plot kompetencë, ndaj shton synimet dhe mundësitë në letërsinë shqipe. Ama kjo poezi sjell zjarrmi e duhet ta lexosh tej mureve dhe të shikosh tej horizonteve. Prelë Milani sjell intensitetin e brendshëm dhe të kujdes’shëm, të kamufluar, të përmbajtur, të natyrës aktive etj. Sjell ëndërrën e provokuar por dhe të sprovuar gjatë shekujve dhe kështu natyrshëm lind figurshmëria e shprehjes, ku synon të verifikojë me varg gjithë shtigjet tej e tej ndër kontinente, brenda makrotërësinë dhe tërësive universale e gjitha e shpalosur në mikro dhe makro botë. Përdorimi i simbolikave, krahasimeve e metaforave e bën më të ëmbël vëllimin, pasi forca e fjalës e pesha e saj dhe thellësi e mendimit që përdorë janë meditation të poetit të mos përsëritjes së leksikut poetik. Edhe kur duket se shetit vetëm kalimthi nëpër ngjarje, kap gjithë imazhet tek plotësojnë apo luftojnë njëri- tjetrin në tërësinë poetike, grumbullojnë dritë ose hije gazmore apo tragjike qofshin ato, sa andej e këtej siç bëhet me lëmshin e fabulës ku tingujt e ndjenjës ulen apo ngrihen si shkallë e shpejtë muzikore. Gjithçka është e ndërthurur, egoja, gënjeshtra, harbimi, mashtrimi, etj. Herë vezullon loti i ngashërimit a nuk mungon gazi pa fre. Vullneti i brendshëm i veprës poetike dhe qëllimi i vetëm moral është se pretendon se në këtë revoltë ta drejtojë drejt udhëve të bardha dhe qëllimi është të përçojë mesazhet pasi siç thotë dhe titulli i vëllimit se në këtë botë ne jemi lypsarë të historisë. / Mala grues ja ban me sy / Na i piq tri bukë të nxehta / Mish të thatë djathë e raki / Një kosh plot për 30 veta / Ngarkoi koshin përmbi kurriz / Tu rritë ndera Malë dermani / Prit o Tefë o edepsyz / Prit e merri tri palë duhani Kohë të vështira pati shqiptari, lufta për mbrojtje të trojeve s’ pati të pushuar.Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz në këmbë, ambiente të brendshme dhe teksti që thotë "K" As trimat s’i munguan këtij vendi. Trimat gjithnjë gjendeshin malit e populli besnik e bujarë kujdesej për ta si për bijtë e vet e njësoj i trajtonin, i mbanin ata me bukë e ujë e bëheshin krahu i djathtë i tyre e më së miri autori përmes vargjeve sjell me finesa shpirtin bujarë të malësorit, trim, fisnik e i pathyeshëm përballë vështirësive ku tregon se rrezikun e hanë me sy aq sa edhe lexuesi e ndjen marramendthin e gremisjen shpirtërore. Ndërsa poeti e shijon lezetin artistik, i qesëdisur pas një parmaku ku heronjtë i bën me flatra engjëjsh. E në fakt nuk paraqitet heroik por sentimental, pasi egziston malli për lotin. Malësori për të cilin do këndojë Prelë Milani, nuk e pati atë jetë për t’i lakmuar, por virtytet për t’ju trashëguar, si përsonifikim të një shtrese më të gjërë, stoicizmin, bujarinë e pamatë të kohëve të hekurta. Ky gērshetim i poezisë sociale me poezinë patriotike, elementet e të dyjave për të çuar tutje të parën duke e pasuruar me krijime të reja, që natyrisht sjell elemente të reja e duke e theksuar me metaforë të zgjedhur bukur. Këto elemente që malësori është mishëruar me to kanë ndihmuar të mbrohen e t’i shpëtojë zhdukjes. E kështu koha ka punuar për ta, ndaj dhe kanë mësuar të jenë të qëndrueshëm e të përballojnë rrebeshet e njëpasnjëshme e të mposhtin vuajtjet. Është i fuqishëm potenciali i poetit për stilin dhe mënyrën e të krijuarit me cilësi të lartë artistike, ku hallet e brengat e mëmëdheut i qan përmes filozofisë së fjalës së mirëmenduar, ku mesazhet që përcjell nga lëmi i artit të fjalës së gdhendur me kujdes edhe në rastet më tipike, tregon aftësi dhe mjeshtri krijuese. Poeti Prelë Milani i brumosur në poezinë stil sarkastike i vesh ato me gjithë nuancat e kuptimeve. Plot drithërima i sjell në varg, përbuzjen, mllefin a sosje durimi. Muza e ngacmimit e detyron poetin të reagojë fort, duke i shkruar me gjak zemre e ndjenja shpirti, ku denoncon fuqishëm padrejtësitë, ndjen thellë zhgënjimet e tregon imagjinatën përballë reales. Mendjet e hapura dëshmojnë gjithmonë pasqyrim refleksionesh për ndjenjën e akceptimit të lexuesit e gjithë ajo magji e ndjenjave që ka për artin poetik letrarë e mjeshtrinë deri në përsosmëri. E magjishmja qëndron brenda fenomenit si ndjenjë individuale e krijuesit, ky problem shfaqet hapur por dhe përcillet përmes mesazheve tek lexuesi i gjërë. Në udhëtimin poetik të këtij vëllimi, autori vjen guximshëm duke sjellë përceptimet mbi fenomene e histori tejet interesante, në nocione të ndryshme kohore, deri në sot. Kjo formë specifike e të rrëfyerit në poezi apo qasja përmes metaforave filozofike në satirë, i ndesh pothuajse në tërë poezitë e vëllimit, ku përjeton ndjenjë dhe emocion, herë me dhimbje e herë të qeshura e nuk mungon as ironia. Shpirti poetik nuk hesht, pasi poezia thotë autori është udhëtim letrarë pa mbarim, ndaj s’ka se si të jetë një destinacion, ku në brendi të tyre përcillen mesazhet e së ardhmes, si përjetim konstant i përjetimeve të mëdha dhe I shqetësimeve gjithashtu, por dhe sfidave që njeriu synon të përballojë. Dhimbja thotë autori është forcë dhe shpresë, dritë dhe reflektim. Ndaj Pena e Veriut përfaqëson denjësisht kulturën e traditën në Gegëni përmes vargjeve poetike e sidomos këtij stili mjaft të veçantë që përmban perla e diamante të fjalës. Suksese autorit në krijimet e radhës. Udhë të mbarë librit. Prenda Sejdia Lezhë Shtator 2021
Seen by Prenda Sejdia at E hënë 5:44.MD
Fut
Write to Prenda Sejdia

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.