Kryetari i Bashkisë Shkodër z. Bardh Spahia priti në një takim pune Ambasadoren Polake në Shqipëri, znj. Monika Zuchniak.

Ajo prezantoi projektin që do të zbatohet në Shkodër nga kjo ambasadë, ”Qyteti i Vogël i Trafikut”, dedikuar fëmijëve në lidhje me njohjen dhe respektimin e sinjalistikës rrugore si një proçes i rëndësishëm për edukimin dhe informimin e brezave. Gjatë bashkëbisedimit me znj. Zuchniak, kryetari i bashkisë z.Spahia shprehu bindjen se të tjera bashkëpunime do të realizohen në të ardhmen 
