Prënda Sejdia: Libri ” Burrat e Malësisë ” i mbushur me histori të shumta dhe personalitete të Malësisë Madhe plot vlera e virtyte.

0
245
Nga promovimi i librit “BURRAT E MALËSISË” në ambjentet e Qendra Kultutore Arka
R E C E N S I O N
Libri; BURRAT E MALËSISË
Nga Ilmi Kurti  May be an image of 1 person and indoor
“Bota nuk është gjë tjetër veçse një shkollë kërkimesh. Siç është të dhuruarit cilësi, ambicje dhe privilegji, të pranuarit është karakteristikë nënshtrimi, ka thënë Michel Montaigne”.
Me njerëzit vërtetë të dijshëm ndodh si me kallinjtë e grurit, ngrihen e krekosen sa janë bosh, por kurë mbushen me kokrra, fillojnë të ulin kokën e të përulen.
Ashtu siç ndodhë edhe në vëllimet studimore “BURRAT E MALËSISË” me histori të shumta dhe personalitete të Malësisë Madhe plot vlera e virtyte.
Ky studim i strukturuar në katër pjesë, secila me personazhe të ndryshme kaluar në filtrin historik, që të magjeps me lëndën e larmishme, forcën tërheqëse të leximit dhe bukurinë e fjalës bashkërendur nga mjedisi se ku janë zhvilluar ngjarjet, pavarësisht kohëve por me frymën universale sjell koleksion rrëfimesh.May be an image of 1 person, child, standing and indoor
Lakonizmi spikat nëpër tregimet historike i cili i jep titullin këtij libri e krejt natyrshëm sjell ngjyrimet e fjalës si veçori të pranishme në secilin prej tregimeve.
Mënyra se si ju qaset emrave e personazheve të fushave të ndryshme të artit e politikës dhe më së shumti atdhetarëve më në zë, vjen si risi nga autori me nivel të kënaqshëm artistik, me mjeshtrinë e fjalës.
Autori e ka hipotekuar brenda ndërgjegjes pasurinë e madhe të shpirtit të malësorit, duke i cituar një më një virtytet e bukura të malësorit si besa, burrëria, trimëria, fisnikëria, fjala, nderi, humanizmi, patriotizmi e atdhe- dashuria.
Malësia thotë autori është thesari i historisë, kulturës, artit etj.
Kështu që u nderuan nga burrat e mëdhenj të Malësisë e u pasuan nga një popull i tërë e gjithë kjo pasuri njerëzore që nuk ka çmim.
Në librin “BURRAT E MALËSISË” me autor Ilmi Kurti vjen me një gamë të gjërë njohurishë dhe din se si ta prezantojë tek lexuesi Penën e Tij, në formën më të mirë letraro- historike, sepse shtyllave të ashpra të jetës, ia del të bashkohet edhe me filigranin e brishtë por duke i dhënë formë botëkuptimit si njeri i letrave.May be an image of 6 people
MALËSIA, TROJET E TARIKATET- ndikimi i autorit është tejet i gjallë, pasi nxjerr në pah vlerat e malësorit dhe gjëndjen reale ndër kohëra e hapësira, gjithashtu autori si rrallë kush trajton plagët që sistemet lanë në Malësi, por njëkohësisht mendje- mprehtësinë e burrave, kontributin e pashembullt, krejt reale ndaj sjell me elegancë e përsosmëri në këtë vëllim me tregime e histori të ndryshme brenda këtij libri që vjen si panoramë e sakrificës më sublime që përjetoi ndër shekuj populli shqiptarë që nga Gjergj Kastrioti e deri më sot, me shumë shekuj dredhi, luftë e bëma, ngjarje historike e trille pafund ndaj tyre.
Jo më kot autori kërkon një Skenderbe dhe një Adem Jashar, për ta krijuar një epokë të re ndryshe nga e sotmja.
Ama, shqiptari ka forcën, atdhetarizmin, vigjilencën, i përndritur si rrallë popull ashtu si mes qiellit ylli Agol.May be an image of 4 people
Por, Kurti seç ka një lidhje ndoshta mund të jetë hyjnore me Albinin e tej kufirit, që e duan bashkimin e Kombit, ndaj e sjell në këtë libër me plot finesa si opsionet më të arrira që shqiptarit gjaku i valon ndër deje për demokraci e atdhetarizëm.
Në koherencë me realitetin, Ilmi Kurti me vetëdije të lartë artistike, trajton tema nga më të mprehtat, pasi gjatë leximit të librit “BURRAT E MALËSISË” ndeshim fjalë e fjali me ton të fuqishëm që na nguliten në memorie ‘Një Shqipëri e trazuar me njëmijë e një probleme s’bashkohet dot me shtetet me demokraci të konsoliduar, ku ligji është mbizotërues dhe Kushtetuta nuk preket as njëherë në 100 vjet, fq 27.May be an image of 4 people
Autori në mënyrë spontane ndjen atë gjëmim në shkallët hierarkike të korit servilave, dhe vlera njerëzore bie, dinjiteti baltoset, e qenësisht nderi flakohet në erë.
Pra jo më kot Kurti në këtë libër vjen me një kapitull mjaft interesant “Esadi shiti Shkodrën, Ismail Qemali Janinën”, dhe autori godet fuqishëm me tehun e Penës, e për të kapur mrekullinë e letersisë historike nuk duhen lexues specifik a kategorik, sepse interesantja është brenda kuptimësisë e përgjigjet të vijnë në mëndje, sjellin dhe shqetësime jetësore, trazime e reflekse meditative të njerëzve, që shprehin brengat e thella e plagët meraforike të shekujve.
E brumosur në këtë fantazi të pashtershme hulumtimesh vjen ky koleksion rrëfimesh me shumë botë universale dhe kreative të harmonizuar brenda këtij studimi dhe i strukturuar në katër pjesë dhe tejet origjinal, që dëshmon qartë nivelin e lartë mjeshtërorë brenda historisë letrare shqiptare, që me gjasa autori vjen si një kalorës epokal që interpretimeve ju jep frymëmarrje.May be an image of 4 people and indoor
Autori këtë liri e ka zbatuar në mënyrë permanente para lexuesit, çastet e errëta të vlerave të shoqërisë shqiptare i ka stisur larg hipokrizisë e mediokritetit.
Ama pas rrethimit të Shkodrës, dorëzimit të Janinës, shpalljes së Pavarësisë, tek vuanin pasojat e Luftës Ballkanike, duke shpresuar në erë të re ndryshimesh a plotësim ëndërrash, roli i ish- perandorisë Austro- Hungareze dhe interesi i saj rritej dukshëm.
Përse familjet më në zë shqiptare kishin hequr dorë nga froni për drejtimin e shqiptarëve si psh, Esad Pasha, Ismail Qemali, Hasan Prishtina,Isa Boletini, Derbish Hima e Prenk Dodbiba të gjitha këto gjenden në revistat vijeneze, ku referencat tregojnë vërtetësinë e kësaj historie të rrëfyer në këtë libër.May be an image of 8 people, people sitting and indoor
Kështu që Fuqitë e Mëdha u dakordësuan në unison të plotë për modelin “Mbret Gjerman për shqiptarët “.
Ku më 1913 ndodhi ndarja e madhe e shekullit mbi trojet shqiptare.
Kurti në këtë cikël historik vjen si misionarë në fushën e historisë së letersisë shqiptare ndaj shkrimtarë të tillë lindin të paracaktuar për kësi rolesh, vizionarë me tërë qënien e tyre, forcën, energjinë, kohën absolute në dispozicion për një mision kaq brilant, të lindur nga valët e një shqetësimi të një populli të vjetër sa vetë jeta, autokton në trojet veta.
Vjen si mburojë e shpirtërave që kërkonin të zbulonin sferat dhe shtyllat mbrojtëse më vitale brenda oqeanit të vuajtjeve, por përmes artit të të shkruarit duke pasqyruar burimet e shpresës dhe qëndresës së një populli por dhe vështirësitë për të ecur nëpër gjurmë të patriotëve pasi ndarja e Shqipërisë i përballi me goditjen më tragjike të mundshme për njeriun në shekullin e durimit vuajtjes dhe heshtjes.May be an image of 6 people, people sitting, people standing and indoor
Raport që është tepër kompleks, i paparashikueshëm pa të cilin autori do ishte i mangët nga motivet vendimtare për mbështetje të egzistencës vet krijuese në kohë dhe përjetësinë letrare.
Mes luftërash për Atdhe dhe saktificat sublime fati tragjik e deshi të shuhen shumë familje shqiptare.
Ndër familjet e Malësisë së Hotit më tipikja thotë autoti mbetet në histori deri në kufinjtë e mitit familja e Dedë Gjon Lulit që me bij e kushërinjë u shua e gjitha për At’dhe.
Si dëshmi e veprës sublime për flijimin përballë forcave djallëzore bien heroikisht në mbrojtje të kullave stërgjyshore e trojeve etnike shqiptare.May be an image of 10 people, people standing and indoor
Rruga e gjatë dhe sfilitëse do ketë qënë për autorin shkrimi i këtyre cikleve historike, por me besim tek vetja ka mbledhur dhe përcjellur dije, ndjenjë dhe emocion e për artin letrarë e historik fantazi e gjitha, dhe padyshim pëtfituesit më të mëdhenj janë brezat e së ardhmes, pasi për ta dhurohet dritë e dije e gjenden mes qindëra historishë brenda udhëtimit të gjatë të këtij cikli studimorë, dhe për personalitete të shumtë po ashtu.
Fjala është për dëshmi në kërkim të pandërprerë të përsosjes së shprehjes brenda reales.
Pra, të fitosh duke dhënë, me siguri ky mision është zgjedhje..!
Një vend mjaft të rëndësishëm në këtë libër historik me tematikë të rrallë e plot madhështi vijnë figura të mëdha që kontribuan dhe akoma kontribojnë për Atdheun mëmë.
Ndër ta biznesmenë, politikanë, profesorë, mjeshtër të mëdhenjë, publicistë, analistë, studiues, misionarë të paqes, aktorë, patriotë, juristë, martirë të lirisë, kolonelë, sportistë, dëshmorë, të persekutuar, kompozitorë etj.May be an image of 2 people
Në kalkulimet kritiko- vlerësuese rafinohen pikpamje të shumta në mënyrë graduale në leximin historik, tek gjejmë një numër jashtëzakonisht figurash të larmishme plot pozitivitet ku dashurinë për Komb e At’dhe e objektivizon me mendime plot ngjyra.
Ndaj autori na len ndjenjën e lartë humane si trashëgimi të fisnikërisë malësorit përmes fjalës së shkruar për njerëzit e ndriçuar që u gjenden përballë vendimeve të forta e sfidave të mëdha, për të dhënë kuptim, dritë dhe refleksion së ardhmes.
Këta njerëz vitalë që u sprovuan dhe u formuan personalitete e për të lënë gjurmë në histori si misionarë në fusha të ndryshme mbi këtë tokë amëtare, që lindin për t’u bërë të tillë.May be an image of 8 people, people sitting and indoor
Ndaj për të sfiduar këtë nënqiell robërie i duhen botës këta zëra lirie, tokësorë a qiellorë qofshin ata, duke sfiduar të keqen për fisnikërimin e Malësisë dhe botës shqiptare në tërësinë e saj, për të cilën shqiptarët do frymëzohen brez pas brezi , dhe për peshën e fuqinë e madhe të historisë së letersisë.
Ne mund të ëndërrojmë për një botë më të mirë dhe potente, ku kthehen në referenca të forta kulture dhe morale, ku shfaqin dije, emancipim dhe esencë.
Ky libër historik me vlera reale, ku mbjell kulturën e dijes, konkretisht të njohjes së historive të shumta në trojet stërgjyshore, por dhe figura të shumta të Malësisë dhe më gjërë.May be an image of 9 people, people sitting, people standing and indoor
Jam e mendimit se mirënjohja është arma më e përshtatshme që kam për studimin historik i strukturuar në katër pjesë, i shkruar me përkushtim nga hulumtuesi i këtyre historive të ndodhura ndër dekada e shekuj më parë, dhe personaliteteve të Malësisë Madhe, pra për shkrimtarin malësorë Ilmi Kurti, pasi kjo ndodhë rrallë e madje shumë rrallë.
Historia që rishkruhet jeton me ne, dhe kupton se ke njohur enigmat e së shkuarës historike.May be an image of 4 people, people sitting and indoor
Jemi bijtë e këtyre trojeve.
E kemi për detyrë dhe nderë t’i gjejmë gjurmët tona, ku lartësohen profecitë për etërit tanë fisnikë të endur në perla historie, dhe shtjelluar virtytshëm brenda vetë historisë.
Në themelet krijuese të Ilmi Kurtit janë gurët e vlefshëm e të qëndrueshëm si dhe harmonia midis strukturës dhe mendimit.
Ndaj uroj sa më shumë dritë dhe refleksion Penës së autorit, e sa më lehtë për lexuesin e gjërë.
Udhë të mbarë librit.
Prenda Sejdia
Lezhë Korrik 2021

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.