Prefektja e Qarkut Shkodër, zj. Majlinda Angoni priti sot në takim zyrtar Ambasadorin Britanik në Shqipëri z. Duncan Norman.Qëllimi i kësaj vizite ishte sfidat e qeverisjes vendore si dhe shprehja e mbështetjes që Anglia i jep Shqipërisë në zbatimin e reformave të rëndësishme politike si një shtysë për perspektivën e vendit drejt axhendës europiane.Prefektja Angoni rikonfirmoi se Shkodra është një nga qendrat më të rëndësishme politike, ekonomike dhe kulturore jo vetëm për Veriun, por për të gjithë Shqipërinë si dhe u shpreh e gatshme në mbështetjen e ideve inovatore që nxisin punësimin e të rinjve të Qarkut Shkodër.Në takim u fol për zhvillimet politike lokale, reformën zgjedhore si dhe reformën në sistemin e drejtësisë, si një hap pozitiv drejt mirë funksionimit të institucioneve, luftës kundër korrupsionit si një hap drejt perspektivës europiane.Prefektja Angoni theksoi se bashkëpunimi i ngushtë dhe mbështetja e vendeve Europiane ka kontribuar në avancimin e reformave në Shqipëri, reflektuar ndjeshëm tek rritja e besueshmërisë së qytetarëve ndaj sistemit të drejtësisë.Ambasadori Norman u shpreh se duhet të ndryshojë qasja mes qytetarëve dhe politikanit. Sipas tij, sfida e asaj që do vijë është që qeveria që do dalë nga zgjedhjet e ardhshme të sjellë optimizëm dhe shpresë për të ardhmen e vendit.
Në përfundim të takimit Ambasadori Numan e inkurajoi Prefekten Angoni në përpjekjet e saj për të qënë një urë lidhëse mes institucioneve por edhe ne zgjerimin e bashkëpunimit me secilin institucion në mbështetje të nevojave të tyre.