PORTRET I PAAUTORIZUAR – POR ME BINDJE PËR KONTRIBUTET E TIJ PERSONALE.

0
252
Ky portret  për një ndër përsonazhet  më publike, jo vetëm  në M.Madhe , por dhe më gjërë, siç është publicisti dhe  studiuesi i apsionuar  i Historisë kryesisht të trevës Mmadhe  z, Ndue Bacaj. Portret që vjen nga një  dashamirës i përkushtuar ndaj artit , kulturës, dhe Atdhedashurisë, nga Z /Kryetari i Bashkisë M.Madhe  z, Sytki Ndrecaj, mbase është  jo vetëm një kujtesë, por dhe një “vrejtje ” e vogel  për  dorëngritësit  këshilltarë  të Bashkisë, se përsonazhe të tillë me kontribute mbi 30 vjeçare në promovimin e vlerave tona, mbase tanimë e kanë “radhën” për tu vlersuar .  -Redaksia-
Nga : Sytki Ndrecaj
Ndoshta nuk jam në cilësinë e një historiani, të një publicisti apo të një gazetari investigativ por me dëshirën e mirë që të kontribuoj sado pak në njohjen e vlerave njerëzore, intelektuale por dhe malësore e më tej shqiptare po marr përsipër të hellë disa fjalë në ngjashmërinë e një portreti të paautorizuar për një personalitet malësorë që pa frikë mund ta quaj “kollozë të historiografisë dhe publicistikës” në mbarë trevën tonë Malësi e Madhe e më gjërë.
Po marrë përsipër të hellë këto rreshta për një referues të denjë të penës i cili kurdoherë shkruan vetëm për Vlerat e Trojeve tona, për individë figura e të cilëve po lënë apo kanë lënë gjurmë, për kulturën e besimeve fetare pa dallime, për bukuritë natyrore e burimore të zonave të ndryshme që mbjellin art e krijimtari letrare, për të tjerët e për të tjerët….dhe kurrë nuk e degjova duke thënë “unë, unë, unë”.
Fjala është për historianin, publicistin e studiusin malësorë Ndue Bacaj i cili në krijimtarinë e tij ka me dhjetra e dhjetra shkrime në revista, gazeta, portale etj. krijues i disa dokumentarëve televizivë në stacione televizive lokale, rajonale e kombëtare etj. gjithmonë duke ruajtur raportin e veçantë të adresimit të të dhënave, fakteve dhe burimeve nga janë marrë si rradhë tjetër në këtë nivel përfaqësimi.
Por ajo që mbetët vlerë e madhe e potenciale janë 4 botimet e tij të mirëfillta historike dhe burim i të dhënave shkencore edhe për studius të moshave të ndryshme si:
1. “Kryekryengritja e Malësisë së Madhe kundër Perandorisë Turkeosmane e 1911”.
2. “Rrethimi i Shkodrës 1912-1913 dhe Malësorët”.
3. “Lufta e Koplikut 1920 dhe ngjarjet që i paraprijnë”.
4. “Malësia e Madhe kundër…” referuar ngjarjeve të Kryengritjes Antikomuniste të Malësisë së Madhe 1945.
Po ky autor ka në proçes botimi edhe dy libra të tjerë kushtuar figurave historike e etno-kulturore që kanë lënë e po lënë gjurmë në trevën tonë e më gjërë.
Jemi mësuar tu japim rëndësi dhe tu bëjmë elozhe disa njerëzve që më shumë shkruajnë apo lobojnë vehtën e tyre në emra të përveçëm për të marrë edhe tituj të pamerituar se miku apo përkatësia e tyre politike u paraprijnë vlerave të vërteta të kulturës së tyre apo horizontit me të cilin ato paraqiten në institucione publike apo tek konsumatori lexues dhe harrojmë ato vlera që më shumë se vehtës së tyre na bëjnë nderë ne malësorëve në veçanti e shqiptarëve në përgjithësi.
E pse: se këto të fundit (siç është rasti konkret i z.Ndue Bacaj) nuk vuajnë nga deliri i madhështisë, se nuk kanë për objektiv “kollarizimin” e tejdukshëm të përkatësisë politike apo fetare, se mbi to e për to ka rëndësi atdhedashuria, vlerat njerëzore e humane, se nuk duan ta “kyçin” kulturën e dijen në “brëndësinë personale” e në “shërbim” të një dekorate, stimuli moral apo qoftë dhe përfitimi financiarë, por përkundrazi ta vënë në shërbim dhe publikim të lexuesit dhe të promovimit në arenën rajonale, kombëtare e ndërkombëtare të Malësisë së Madhe dhe Kombit Shqiptarë.
Ndaj a duhet ngritur zëri i arsyes, a duhet lartësuar ndërgjegja qytetare, a duhet krijuar një Kod Etik vlerësimesh figurash dhe ngjarjesh, a kemi ne “privilegjin” ti shmangemi këtyre krijesave njerëzore që zoti na i dhuron ti kemi mes nesh dhe ne dashje pa dashje nuk i “liçensojmë” për meritat që kanë për të mos thënë se nganjëherë “na pëlqen” edhe heshtja (duke përfshi edhe vehten time këtu), ndaj me të drejtë duke marrë shkas nga meritat e merituara të z.Bacaj mendova të përmbushë një dëshirë jo thjeshtë timen por edhe të mbarë opinionit malësorë e më gjërë që ti shkruaj këto rreshta që siç e cilësova edhe në fillim “i pautorizuar” për të ecur ballazi në rrugën e mëtejshme të vlerësimit……….
Koplik, Malësi e Madhe.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.