Po sulmohet nga tifozët e Lazios, Armand Duka reagon për Elseid Hysajn

0
228

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka reaguar nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, në lidhje me situatën e paprecedentë të krijuar së fundmi nga tifozët fashistë të Lacios, të cilët kërcënuan kapitenin e Kombëtares shqiptare, për këngën “Ciao Bella” të kënduar gjatë prezantimit me klubin lacial.

Kreu i organit më të lartë të futbollit në vend, i ka shprehur mbështetjen maksimale futbollistit shqiptar, teksa është i bindur se vlerat e Hysajt do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike.

REAGIMI I DUKËS:

I dashur Elsi, Ti je dhe do të mbetesh jo vetëm një futbollist i mrekullueshëm, por edhe një personalitet i botës së futbollit. Fakti që ke kënduar një këngë, as e cënon e as i jep të drejtë askujt që të vër në dyshim personalitetin tënd. Jam koshient se vlerat e tua do të triumfojnë përballë dhunës verbale e idiologjike, që nuk kanë asnjë lidhje me futbollin dhe vlerat e këtij sporti magjik. Vazhdo puno e stërvitu, jep më të mirën tënde siç ke bërë gjithmonë. Ne të gjithë të duam e të mbështesim.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.