PO KËNDON SKRAPARI,DILNI E DËGJONI

0
93
A e dini që në Skrapar këndojnë edhe gurët? Ju që nuk besoni urdhëroni të dëgjoni melodinë e tyre. Dilni në Çukën e Frëngur, Hidhuni te Guri i Prerë , kthehuni në Qafën e Gjarpërit, po mos harroni Kulmakun dhe këngën do ta gjeni atje e do t’u shoqërojë gjithë rrugës. A u kujtohet Guri i Tundur në viset e Tomorricës ? Atje këndonte Demir Zykua,që ta dëgjonte nëna a ishte gjallë! Ishte më i varfër se varfëria, po këngën nuk e pushoi deri në vdekje. E la atje,te Guri i tundur.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe dirndl Po kënga nuk mbeti jetime .E kënduan dhe po e këndojnë të gjitë gurët e maleve. Gurët e Skraparit e kanë mësuar këngën përmendësh dhe e kanë sjellë deri në ditët tona. Dhe kënga vazhdon. Ata janë të gjithë të përgjakur dhe sejcili këndon këngën e tij. Nën ata gurë i kanë vënë kokat bijtë e këtij vendi, kur mundnin të bënin një sy gjumë.Këtu i kanë vënë kokat edhe ata djem të plagosur nëpër beteja. Kanë ndënjur sa kanë marrë mjëkimin e parë dhe kanë rrëmbyer pushkët e janë gjendur nëpër beteja. Dhe gurët e përgjakur kanë folur,flasin e do të këndojnë për aq kohë sa të jetojnë malet e gurtë!
A e dini çfarë përmbajnë në vetvete vargjet : “Të keqen moj baltë e kuqe?” Edhe balta është përgjakur në Skrapar. Edhe sot Skrapari është i gjithi gjak e plumba. Se
Skrapari ka dy lumenj,
Një me gjak, një me raki.
Si kështjellë e rrethojnë,
Malet që i bëjnë freski!Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe dirndl
Këto ditë grupi folklorik i Skraparit u kthye nga Festivali i Gjirokastrës dhe na i lëshoi të gjitha këngët në sheshin e Riza Cerovës.Pas një pauze të gjatë,kur na u krijua mendimi se na kishte humbur kënga,grupi i Skraparit e mblodhi të gjithë Çorovodën te sheshi.Ishte një përkujdesje e kryetarit te Bashkisë,Adriatik Mema,që të rilindëte kënga skraparase.Për herë të parë, në vitin 1968, kënga skraparase u ngjit në Kalanë e Gjirokastrës,por e zbritën që andej banditët e mender demokracisë. Ishte i ndjeri Demir Zyko, qe i tundi themelet e Kalasë me atë zërin e tij të paarritshëm.Ai ua la djemve këngën,por ajo nuk u dëgjua më për një kohë tranziti.U shëmbën të gjitha qendrat kulturore dhe u ul flamuri gjysëm shtize. Por skraparasit e kishin fshehur këngën në shpirtin e tyre dhe zëri i Leonora Tërpollarit u degjua sërish deri në Çukën e Frëngut:Mund të jetë një imazh i 1 person
O Skrapar mali me lule,
Kokën kurrë nuk e ule.
Ti në gjunjë s’u ule kurrë,
Veç kur puthesh me flamurë!
Ne patëm veçuar si këngëtar Artistin e Popullit, Demir Zyko, po në Skrapar të gjithë këngëtarët janë të parë, prandaj e kemi vështirë ti sërosim të gjithë ata këngëtarë, që ishin nga ishin, u mblodhën sërish në Çorovodë.Mes tyre është edhe një këngëtar nga fshati Terrovë e Tomorricës me emrin Sefedin Çela. Por Skrapari ka dy Sefedinë Çela.i pari di të këndojë ,i dyti kapoja i të shkruarit. Ata na sjellin në skenë një këngë të bukur, që përbën krenarinë e këtij populli.Kënga humoristike me titull: “Në Skrapar duan kalë për derë, ”u kujton skraparasve kohën kur Ali Pasha dërgoi një kalë në Skrapar, me porosi që t’i jepej të parit të Skraparit. Por skraparasit e kthyen kalin tutje me arsyetimin, se në Skrapar janë të gjithë të parë.Ja nja dy vargje:
Pashai na dërgoi një kalë.
Për të parin në Skrapar.
Po kalin mbrapsht e kthyenë,
Se duamë një kalë për derë!
Ne nuk mund ta vlerësojmë dot artistikisht këngën e skraparasve, atë le ta bejnë juritë, po ne u kemi borxh respektin.U bënë vite që nuk i kishim parë të mblidheshin e këndonin si tani.Ne na ngrohu shpirtin një varg kënge: “Kënga e Skraparit nuk mbaron kurrë! Është një varg që na sjell shpresa. E kemi thënë, Skraparit nuk i ka munguar e as do t’i mungojë kënga, se këtu këndojnë edhe gurët, edhe pemët, edhe balta. Të gjitha kanë rremba gjaku, që e përkthyer ndryshe, do të thotë këngë.
Nënëzezat kërkojnë djemtë ,
Loti i syrit s’u tha.
Djemtë janë nëpër beteja,
Luftojnë ende andej la!

REVISTA FJALA , REKLAMA JUAJ
Skrapari këndon i gjithë. Sejcili ka këngën e vetë dhe e këndon sipas avazit të tij. Grupi këndon për të gjithë këngën e tabanit.Ju lutemi, po këndon Skrapari, vini veshin dhe dëgjojeni.Kush e përbën këtë grup, vallë? Mos u çuditni,se asnjëri nuk ka bërë ndonjë shkollë kulture, po kanë një shpirt artisti.Dëgjoni këngët e Yzeir Gurit dhe Përparim Shimit. Kur kendojnë ata, tunden edhe themelet e institucioneve shkencore të kulturës! E morën këngën nga populli dhe e këndojnë për popullin. Degjoni zërin e Drita Qafokut, Agimarta Mënos, Diana Ymerit, Leonora Tërpollarit, Rako Pajës, Xhevit Kapllanit, Parime Shahini, Xheladin Cërri, Nesim Mëno, Asqeri Zylyftari, Myrteza sulçe…Por unë do të veçoj dy këngëtare,,njera qeqë këndon edhe kur lan enët. Dashuri Hysit,bijë nga Streneci, duhet ta ketë sjëllë që andej atë zë të fuqishëm melodiz, e cila tundi të gjithë qytetin e Çorovodës. Tjetra Leonora Gjoni Terpollari,bijë nga Krasta,që zëri i saj kumbon ende në Çukën e Frëngut.Midis vargjeve të këngëve, na bëri përshtypje një varg: “Ç’kishim për të thënë, ja thamë bilbilit!” Kjo na tregon, se ata konkuruan me bilbilat e pyllit,duke u thënë atyre:”Kur dalim ne, pushojeni këngën!”Mund të jetë një imazh i 1 person
Këngëtarët e Skraparit e shpunë sërish këngën në Gjirokastër, e dëgjoi e gjithë Shqipëria dhe e sollën sërish në vendlindjen e tyre. Këngët e tyre po e mbajnë Skraparin në këmbë.Kënga po e mban vendin, por ka të ngjarë, që në kufirin Skrapar-Berat të vihet kjo tabelë,me këtë mbishkrim: “Nëse do të vazhdojë të braktisët ky vend, ka të ngjarë që, që të vendoset thënia: “Na ishte një herë një rreth me njerëz të mirë, por…” Jeni të lutur, mos e lejoni të vihet kjo tabelë! Mos harroni, se : “Gjithë Skrapari,/ rreth e qark,/ Mbushur me plumba e gjak!” Mos e lini gjakun tuaj të tretet gurëve të maleve! Mbajeni gjakun tuaj dhe këngët, siç ruanin nënat tona një zhake miell në sepetet e nusërisë për partizanët!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.