Plot 19 vite pritje, Erzeni i Dedes feston rikthimi në elitën e futbollit shqiptar, bashkë me ta dhe talenti Koplikas Ersil Ymeri

0
291

  Erzeni rikthehet në Superiore pas plot 19-vitesh. Hera e fundit që shijakasit militonin në elitën e futbollit shqiptar, ishte sezoni 2002-2003. Ndërkohë që me fitoren e sotme ndaj Vorës me shifrat 1-5, skuadra e drejtuar nga Nevil Dede, arriti të siguronte matematikisht, biletën për në Kategorinë Superiore, kur ka mbetur për t’u luajtur edhe 1 javë nga fundi i kampionatit.Në përfundim të duelit ndaj Vorës, të zhvilluar në kompleksin sportiv “Internacional”, një festë legjitime shpërtheu në periferi të kryeqytetit, ku futbollistët e Erzenit, festuan me tifozët që kishin udhëtuar nga Shijaku këtë sukses madhështor.  May be an image of 3 people   Në rikthimin e Erzenit  të Shijakut  në superligë pa medyshje ka kontributin e tij dhe  futbollisti  Koplikas Ersil Ymeri , i cili me lojen e tij ,plot energji , teknik , dhe disiplinë i ka dhënë skuadres  jo pak  pozitivitet.Ndaj ne urojmë Suksese  Erzeni , Suksese   Ersil Ymeri !

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.