Plazhet/ Mjekët këshillojnë….

0
109
Kujdes nga plazhet dhe pishinat e populluara, mjekët: Kemi infeksione mykotike, bakteriale e virale
Plazhet e mbipopulluara, pishinat me klor tej normave të lejuara dhe qëndrimi i gjatë në diell mund t’ju çojnë në probleme të forta me lëkurën për shkak të infeksioneve mykotike apo bakteriale që do t’ju shfaqen.Velipoja/ Plazhi plot bukuri dhe vlera natyrore të një rëndësie  ndërkombëtare - Top Channel
Fillimi i sezonit turistik na bën të gjithë më të ekspozuar ndaj agjentëve dëmtues duke u përballur kështu me infeksione të ndryshme mykotike, bakteriale dhe virale.
Mjekët dermatologë tërheqin vëmendjen për shpeshtësinë e hasjes së këtyre infeksioneve veçanërisht tek individët që frekuentojnë pishinat, plazhet dhe shezllonet.
“Çdo individ që sheh lezione në lëkurë duhet t’i drejtohet mjekut dermatolog në mënyrë që të mos bëhet burim infeksioni për të tjerët”, bën thirrje dermatologia Monika Fida.
Një grup patalogjish, sipas doktoreshë Fidës janë ato bakteriale që prekin më shumë fëmijët në plazhet dhe pishinat të mbipopulluara.
“Individët të cilët shohin te fëmijët e tyre plagë në lëkurë, vezikula të vogla me krusta në ngjyrë të verdhë duhet ti drejtohen mjekët dermatologë për të marrë mjekimin e duhur dhe të mos infektohen më shumë”, shton ajo.
Diagnozë e shpeshtë janë dhe dermatitet dhe ekzemat e përkeqësuara që vijnë edhe nga qëndrimi për kohë të gjatë në diell apo nga sasia e tepërt e klorit në pishina
“Rekomandoj dush para dhe pas pishinës, të mos ekpozohen shumë në diell në oraret e pikut dhe të marrin orientim nga profesionistët”, mbylli rekomandimet mjekja.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.