Plas në PS/ Rama u tregon vijën e kuqe socialistëve

0
217

Kryeministri Edi Rama pas mbledhjes së kryesisë së PS, ka dhënë një deklaratë për mediat, ku ka thënë se ndodhen në një proces transformimi si parti.“Jemi në një proçes transformimi dhe hapje të PS. Është një gjë, shumë e rëndesishmë që dua të ndaj me gjithë publikun, familjen tonë politike dhe të gjithë qytetarët.Është që një vije e kuqe e vendosur në mesin e partisë dhe do të thellohet në vijimësi”, ka thënë Rama, duke u ndaluar tek punësimet që bëhen me baza partiake apo me të njohur.

Sipas Ramës drejtoritë nuk janë pronë e PS por e qytetarëve.

Kjo nuk është propagandë por vija ndarëse që do sjellë cilësi dhe qasje të administratës publike me qytetarët. Kemi garantuar që proceset e rekrutimeve realizohen përmes konkurseve. Këto janë proçese me integritet dhe shumë njerëz kanë arritur të marrin atë që ju takon. Për këtë do angazhohemi të gjithë”, është shprehur më tej Rama

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.