Për reformën zgjedhore/OSBE takim me Bardhin, Bylykbashin, Mediun dhe Vasilin

0

Përfaqësuesit e OSBE në Tiranë janë takuar me deputetët e opozitës, Gazment Bardhi, Oerd Bylykbashi, Fatmir Mediu dhe Petrit Vasili. Në një postim në mediat sociale përfaqësuesja e OSBE në Tiranë, Clarise Paztori shkruan se kanë diskutuar për reformën zgjedhore dhe zbatimin e rekomandime të dhëna prej tyre. Po ashtu në këtë takim me dyer të mbyllura, OSBE konfirmon se është gati të asistojë për një reformë gjithëpërfshirëse. Deputetët opozitarë të bashkuar, nën drejtimin e Bardhit si kryetar i grupit parlamentar parashtruan kërkesën e tyre për reformë gjithëpërfshirëse, konsesuale dhe që adreson problemet reale e zgjedhjeve.PSipas tyre reforma nuk mund të jetë shprehje e vullnetit të mazhorancës së Edi Ramës dhe një grupi që përfaqëson pakicën e opozitës, duke nënkuptuar deputetët e Lulzim Bashës në Kuvend.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.