Italiania që u bë Shqiptare/𝐋𝐚𝐫𝐚 𝐂𝐨𝐥𝐭𝐮𝐫𝐢 𝐧𝐞̈ 𝐓𝐨𝐩𝟏𝟎 𝐧𝐞̈ 𝐤𝐮𝐩𝐞̈𝐧 𝐞 𝐛𝐨𝐭𝐞̈𝐬 𝐩𝐞̈𝐫 𝐬𝐤𝐢, 𝐑𝐚𝐦𝐚: 𝐑𝐞𝐳𝐮𝐥𝐭𝐚𝐭 𝐟𝐚𝐧𝐭𝐚𝐬𝐭𝐢𝐤 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈

0
130
Skiatorja Lara Colturi është futur për herë të parë në Top 10 në garën e Kupës së Botës.
Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë një tjetër rezultat fantastik për Shqipërinë.
“Skiatorja Lara Colturi, italiania që vendosi bashkë me prindërit të përfaqësojë flamurin më të bukur në botë, u klasifikua për herë të parë në Top10, në një garë të Kupës së Botës”, shkruan kryeministri në rrjetet sociale.
Rama uroi Federatën Shqiptare të Skive, e cila falë pasionit të paepur të presidentit Elvis Toçi, ka krijuar një bërthamë talentesh me djem e vajza shqiptare. Ky është një rezultat historik për skiatoren kuq e zi dhe nje gur kilometrik për skitë në Shqipëri.
Postimi i plotë i Ramës
Një tjetër rezultat fantastik për Shqipërinë. Skiatorja Lara Colturi, italiania që vendosi bashkë me prindërit të përfaqësojë flamurin më të bukur në botë, u klasifikua për herë të parë në Top 10, në një garë të Kupës së Botës. Urime Federatës Shqiptare të Skive, e cila falë pasionit të paepur të presidentit Elvis Toçi, ka krijuar një bërthamë talentesh me djem e vajza shqiptare, që stërviten në pistat e Italisë e jo vetëm, ndër të cilët Lara është sot për sot xhevahiri më i çmuar i kurorës.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.