Sikur ta ketë menduar që do vinë një ditë , që ajri i fresket i Razmës , do i duhet jo vetëm në verë, por dhe në dimër.Mjeku i njohur Pellumb Pipero prej disa vitësh me “ndihmen” e miqve të tij ka blerë shtepinë verore në Razëm , dhe ja tani që covidi nuk e kursu doktorin, ky i fundit nuk u shtrua në spitalet covid në kryeqytet, por mësohet të ketë asrdhur në shtepinë e tij në Razëm.
Mjeku i njohur Pëllumb Pipero i cili u infektua me COVID-19 vetëm pak dit pasi kishte marrë dozën e parë të vaksinës, ka njoftuar se është shëruar nga koronavirusi. Me asnë të një postimi në rrjete sociale ai ka thënë se edhe pse është shëruar ka nevopjë për disa ditë pushim dhe ka shkuar në Razmë.“Pas ditesh pritje, mjekimi ne kushte shtepie, kujdesi kolegesh, dhe interesimi e mbeshtetje pa fund nga miq, shoke, studente, qytetare, politikane, shtetare, dhe me dashurine dhe kujdesin e vecante te femijeve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Kloditdhe Eneas, jam i “cliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid free, por ende me nevojen edhe per pak dite pushim e rikuperim, ndaj perkundrejt lajmit per klinika jashte vendit kam zgjedhur ajrin e paster te Razmes per 3-4 dite, dhe te Henen shpresoj te jem ne krah te kolegeve te mi te pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!Mirenjohje pa fund per te gjithe ju qe mu gjendet prane ndoshta ne nje nga betejat me te veshtira te jetes time. Do kemi kohe te flasim me gjate, t’ju pergjigjemi shume pyetjeve qe lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos te infektimit tim pas marjes se dozes se pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pesova! Por sigurisht fale dozes se pare te vaksines, studimet e provojne, e kalova me lehte semundjen.Ndaj ju keshilloj te gjithve, te infektuar e sheruar, te vaksinuar apo ne proces vaksinimi, duhet ende shume kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie! Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES! Ju kam ne zemer! Mirenjohje pa fund”, shkruan ai.