PD-Shkodër/ E hapur për të gjithë pa Edi Ramën ,pa Sali Beruishen dhe nongratat e tjerë

0
170
Deklaratë e Partisë Demokratike dega Shkodër
Partia Demokratike e Shkodrës ka qenë dhe do të jetë gjithmonë në krah dhe në interes të qytetetarëve dhe demokratëve të ndershëm të Shkodrës.
Me këte përgjegjësi dhe vetëdije Partia Demokratike vendosi që në zgjedhjet e 14 majit të përfaqësohej vetëm me kandidatë për këshillin bashkiak në Shkodër.
Të bindur në këtë vendimmarrje të drejtë, kemi qenë gjithnjë në përpjekje të vazhdueshme për ruajtuar dhe mbrojtur votën opozitare.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.
Për fat të keq humbja e opozitës në Shkodër duhet kërkuar shumë më parë se zgjedhjet e 14 majit. Kjo humbje e ka fillimin në marrëveshjet fshehta në zgjedhjet 6 marsit 2021, kur në dakortësi të plotë Edi Rama bëri bashkë të gjithë të korruptuarrit, të gjithë nongratat, bandat e kriminelët në një sulm të paprecedentë ndaj Partisë Demokratike dhe kandidatit të saj, me një qëllim: mbështetjen e Sali Berishës e zgjatimeve të tij.
6 marsi ishte skena e një krimi zgjedhor, por Sali Berisha nuk i kontestoi procesin e zgjedhjeve të 6 marsit, përkundrazi e përdori këtë rezultat në favor të tij.
Humbja e zgjedhjeve të 14 majit është shembulli dhe prova se shkodranët refuzuan dhe bojkotuan masivisht votimin sepse nuk ju besojnë më as nongratave dhe as bishtave te tyre.
Dënojmë me forcë çdo akuzë dhe shpifje që bëhet sot ndaj Partisë Demokratike dhe strukturave të saj në Shkodër për bashkëpunime të imagjinuara që del nga goja e nongratave.
Këto akuza dhe shpifje janë prova më e qartë janë bërë bashkë “nongratat”, janë bërë bashkë të korruptuarit, përfituesit dhe zaptuesit e Shkodrës për të sunduar Shkodrën dhe të ardhmen tonë.Mund të jetë një imazh i 7 persona dhe teksti
Partia Demokratike është dhe do të të mbetet Partia e njerzve të lirë!
Partia Demokratike do të ringrihet mbi vullnetin dhe sakrificën e njerzve të ndershëm dhe do të jetë një Parti e vlerave perëndimore dhe euroatlantike me akte, jo me fjalë.
Partia Demokratike do të jetë e hapur për të gjithë ata qytetetarë të ndershëm që duan një të ardhme pa Edi Ramën, pa Sali Berishën dhe nongratat e tjerë.
Xhevdet Amuli, Pd Shkoder

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.