Një përmbledhje e veprimtarive politik të Pd Nga Mimoza Rexhvelaj
Gruemirë
\Me strukturat e Gruemirës, të cilat na rezervuan një pritje mbresëlënëse,gjatë prezantimit të kandidatit të Opozitës së Bashkuar z. Isa Ramaj
Gruemira është një nga zonat më të populluara në Malësi, por gjithmonë e mbetur jashtë vëmendjes së pushtetit vendor, jashtë hartës së investimeve, edhe ato pak që janë bërë si fasadë për fushatë, janë pa cilësi dhe thjeshtë për t’u hedhur hi syve të qytetarëve.
E gjithë kjo situatë duhet të ndryshojë, askush më mirë se banorët e zonës së Gruemirës munden.
Duhet të bëhemi pararojë e ndryshimit që pritet në Malësi, sepse kemi njëmijë e një arsye për ta bërë .
Anëtarët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike janë të motivuar për një fitore historike.
“Bashkë Fitojmë Gruemirën dhe gjithë Malësinë!
Shkrel
Në Shkrel, aty ku historitë e suksesit shkruhen me shkronja të mëdha.
Një zonë me traditë,ku gjithmonë kemi gjet mikpritje, bujari dhe besë.
Takim mbresëlënës me demokratët dhe mbështetësit e Partisë Demokratike, të cilët i siguruan fitoren me 14 maj kandidatit për kryetar në Bashkinë Malësi e Madhe z. Isa Ramaj.
Fitorja do të jetë e madhe, siç i ka hije burrave të Shkrelit!
“Bashkë Fitojmë Shkrelin dhe gjithë Malësinë”
Kastrat
Bajza e Kastratit na mikpriti si veç ajo di, me zemër të madhe e me burrni të pashoqe.
Këtu Partia Demokratike nisi rrugëtimin e saj në vitet 90/91 , ishin burrat trima të kësaj zone që thyen barriera e kohës dhe u bënë të parët që shënuan fitoren e madhe për demokraci.
Historikisht bastion i djathtë e zemra e demokracisë e njerëzve të lirë, burrave të besës e burrnisë e grave fisnike.
Nuk kishte si të niste më bukur takim me kandidatin për Kryetar Isa Ramaj
“Bashkë Fitojmë Malësinë” me 14 maj nga këtu do të nisë ndryshimi dhe ndërtimi i të ardhmes për qytetarët tanë.