Në televizor dalin e flasin për bashkim, e disa për intriga, por në realitetet të dyja grupet në PD nuk duan bashkim.Një grup deputetësh janë mbledhur mbrëmjen e djeshme në një darkë. Me ftesë si gjithmonë të deputetit Lefter Gështenja, 23 deputetë janë mbledhur në një darkë në qytetin e Pogradecit, i pranishëm edhe kreu i Grupit Parlamentar Enkelejd Alibeaj.Mes të pranishmëve, ishin edhe Kreshnik Çollaku, Flutura Açka e Oriola Pampuri. Në këtë darkë nuk mori pjesë asnjë deputet nga grupi mbështetës i Sali Berishës. Nuk është e qartë nëse ka patur ftesë dhe ata nuk kanë pranuar, apo nuk janë ftuar në këtë darkë, gjithsesi kjo mbetet për t’u parë.