PAS TRE AUTOMJETEVE PER SHERBIMET EDHE NJE DHURATE ZJARRFIKSEVE

0

Një tjetër zjarrfikëse e re 🚒 i është dhuruar Repartit të PMNZSH Malësi e Madhe nga Bashkia Namur Belgjikë. Kjo makinë zjarrfikëse është e domosdoshme për ndërhyrjet në rastet e aksidenteve rrugore.
Të pranishëm në ceremoninë e dorëzimit ishin: Kryebashkiaku Tonin Marinaj, Z. Pierre Bocca Komandant i Repartit të Zjarrfikëses dhe i ndihmës së shpejtë në Namur, Z. Bruno Joseph Përgjegjës Teknik
dhe Z. Adnan Rexhepi president i shoqatës “Nënë Tereza” Namur.
Kjo nuk është hera e parë që Malësisë së Madhe i janë dhuruar paisje me vlerë për Repartin e Zjarrfikëses por edhe Spitalit Koplik kjo falë bashkëpunimit dhe miqësisë midis dy bashkive iniciuar nga Arian Bajraktari.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.