“PARTIZANIA” 126 VJEÇARE FITON NDAJ KOVID 19

0
476

Një grua 126-vjeçare me 13 fëmijë dhe rreth 400 nipër dhe mbesa është njeriu më i vjetër në botë që ka fituar luftën me koronavirusin. Ajo jeton në provincën juglindore të Kahramanmaraş, në Turqi dhe sipas të dhënave zyrtare, Eşe Gebelek u shërua nga koronavirusi pas një trajtimi dyjavësh në spital.“Mjekët u kujdesën shumë për mua, më trajtuan mirë“, tha Gebelek, duke falënderuar ekipin mjekësorë në spital. Hamdullah Gelebek, fëmija më i vogël i gjyshes Gebelek, tha se ushqimi organik është sekreti i saj i jetëgjatësisë.Eşe Gebelek ka 83 nipër e mbesa. Megjithatë, nëse numëroni edhe fëmijët e tyre, numri do të ishte rreth 400.Para Eşe Gebelek, një grua 113-vjeçare në provincën verilindore të Spanjës ishte personi më i vjetër që mundi virusin.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.