PARTIA SOCIALISTE ZYRTARIZON KANDIDATËT PËR BASHKITË

0
1470

Partia Socialiste e Shqipërisë ka zyrtarizuar listën me emrat e kandidatëve për bashkitë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Emrat u vulosën në mbledhjen e kryesisë së socialistëve pas takimit me drejtuesit politikë të çdo qarku.
Për qarkun e Shkodrës janë zyrtarizuar 5 kandidatura.
Bashkinë e Shkodrës drejtuar prej shumë mandatesh nga demokratët, socialistët duan ta fitojnë me Valdrin Pjetrin.

Në Fushë Arrëz do të kandidojë Fran Tuci.

Për bashkinë Malësi e Madhe do rikandidojë kryetari aktual Tonin Marinaj

Gjithashtu edhe për bashkine Pukë Edi Rama i ka besuar përsëri kryetarit aktual Gjon Gjoni.

Ndersa për bashkinë Vau i Dejës e cila drejtohet nga demokrati Zef Hila, Edi Rama ka vendosur te kandidoje Mark Babanin.
Në përfundim të mbledhjes, kryeministri Edi Rama u shpreh se kandidatët për bashkitë dhe këshilltarët do të prezantohen nga drejtuesit politikë në Çdo qark, ndërsa shtoi se tashmë PS-ja është gati për fushatën elektorale të zgjedhjeve të 30 qershorit. Të hënën e 13 Majit është dhe afati i fundit për regjistrimin në KQZ të kandidatëve për kryetar bashkie dhe kandidateve për këshilltarë bashkiak. Opozita jo vetëm që ka bojkotuar duke mos u regjistruar, por ka paralajmëruar se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve, ndërkohë që Rama u ka kujtuar Kodin Penal.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.