Ndeshja e mbijetesës për skuadren Koplikase Veleçiku, veçmas mjaftë hamendësimeve, ka gjasa që të jënë te gjitha, vetem humbja nga mosmundësia për të fituar, mbase duhet perjashtuar, këtë po e thonë të gjithë pas perfundimit të takimit Veleçiku- Burreli. Këtë e thonë duket qartazi edhe nderhyrjet, ose e thënë ndryshe “sygjerimet” e bëra ndaj gazetarve, nga drejtori tekinik Nuri Rexha: Petni Plorin, kush ia ka shitur ndeshjen, Lojtaret , trajnieri , apo kryetari i bashkisë?
Të gjitha këto thuhen sepse Veleçiku nga skuadra e pretendimeve tashmë rrezikon rënien në Kategorinë e Dytë. Koplikasit ndeshjen shumë të rëndësishme me Burrelin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” e humbën me rezultatin 0-1. Pjesa e parë mbyllet 0-0 ndërsa në fund të pjesës së dytë Hyseni për Burrelin i jep golin e avantazhit miqve duke shtangur koplikasit. Në minutat e fundit të lojës Hyseni për Burrelin merr kartonin e dytë të verdhë dhe largohet me karton të kuq ndërsa nuk mungojnë as momentet e tensionit mes lojtarëve. Veleçiku me këtë humbje tashmë rrezikon ndjeshëm duke qenë se kampionati ka ardhur në fund. Pas ndeshjes trajneri i Burrelit shkodrani Elvis Plori e quajti veten babai i Kategorisë së Parë dhe në mesazhin e tij tha se futbolli luhet me zemër dhe jo me laps. Trajneri i Veleçikut Besnik Duli ndjen keqardhje për këtë humbje ndërsa një faturë ia la edhe arbitrave të ndeshjes duke i cilësuar si të njëanshëm. Para ndeshjes që Veleçiku tashmë do të ketë më Shën Kollin në transfertë trajneri Duli është thuajse i dorëzuar duke ditur vështirësitë dhe presionet që vijnë tek ajo fushë. Veleçiku do të tentojë në mundësitë e fundit për të qëndruar në Kategorinë e Parë edhe pse tashmë këtë duhet ta bëjë duke fituar ndeshjen e mbijetesës në fund me skuadrën e dytë që renditet në grupin e jugut si e vetmja mundësi.