Asgjë nuk bën që PD e Berishës dhe e Bardhit të ulen në një tavolinë me maxhorancën. As Reforma Zgjedhore nuk zmbrapsi opozitën nga aksioni bllokues në Kuvend, ku nuk lejoi çeljen e punimeve të komisionit të posaçëm. Të shumtë në numër, mbipopulluan sallën e mbledhjes, duke mos u lënë as vend për t’u ulur deputetëve anëtarë të PS.Replikat me tone të larta mes Flamur Nokës dhe Damian Gjiknuri u mundua t’i zbusë Fatmir Mediu i cili për disa çaste i solli buzëqeshjen deputetit socialist. Nga radhët e mazhorancës që u lodh më shpejt nga të qëndruarit në këmbë ishte Blendi Klosi, duke e braktisur i pari mbledhjen e paçelur ende.Pasi nuk i bindi dot demokratët për të vijuar mbledhjen, bashkëkryetari socialist jashtë sallë tregoi dy anëtarët e komisionit të cilët nuk i kishte parë në komision. Për demokratët e Bardhit dhe të Berishës kishte një mesazh.Moslejimin e zhvillimit të mbledhjes së komisionit kreu i grupit parlamentar demokrat e argumenton me vendimin e mazhorancës për të mbajtur si bashkëkryetar të opozitës Enkelejd Alibeaj kundër vullnetit të opozitës. Skenat e para përmes mediave nga selia provizore e PD së Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeaj i quajti veprime të turpshme të demokratëve ndërsa për të vijuar me komisionin e reformës zgjedhore kërkoi ndihmën e kryetares së Kuvendit Lindita Nikolla.
Hyrje Fjala per Ju... Parlamënt/Rikthimi i Zgjedhores dështon ende pa nisur, kërkohet zëvendësimi i Alibeajt