OSHE M.MADHE NË MBËSHTETJE TË TURIZMIT

0

Vëmëndje e shtuar  për të mbështetur  zhvillimin e turizmit  në M.Madhe. Kështu mund të thuhet  për grupin e punës së OSHE  M.Madhe, të cilët këto ditë  i janë përkushtuar   rikonstruksionit të plot të   rrjetit të transmetimit të  enërgjisë elektrike  kryesisht në  zonen turistike  të Vermoshit njësia administrative KëlmëndMe objektivin  për të minimizuar në maksimum  defektët  në transmetimin e energjisë  elektrike , kudo në teritorin e M.Madhe , por veçanarisht   në zonat turistike, OShE   M,Madhe  i ka kushtuar një vëmëndje të posacme  kontrollit  dhe riparimit të defekteve në rrjetin e transmetimit,    veçanarisht  në  fshatrat Turistike të  njësisë administrative Kelmënd.Kësisoj  grupet e punës së kontrollit dhe të  riparimit prej disa ditesh  nga  qyteti i Koplikut gjëndën ne këtë zonë   të thellë malore , turistike, fillimisht duke  evidëntuar  çdo defect të ndodhur gjatë këtyre muajve të   vështirë  të dimërit, dhe pastaj duke punuar për ti riparuar këto defekte.Ndaj pikrisht  rreth ketij  vrulli dhe tempi pune të  OSHE M.Madhe, dhe kryesisht  të   drejtuesve të saj    duhet cituar fakti për  hirë të realitetit se  interesimi dhe impenjimi për të minimizuar  në maksimum dëfektet   në  furnizmimin me energji elektrike  e ka kthyer këtë instucion sherbimi ndaj qytetarve , nder instucionet më të  vlersuara nga qytetaret.Njësia administrative e Këlmëndit   dhe veçnarisht fshatrat Lepush , Selc ,  Vermosh e tjerë  , fshatra këto  turistike ndër  më të preferuarat dhe lakmuarat nga turistët  vëndas  dhe të huaj, ka bërë  dhe kthyer  në domosdoshmeri dhe sherbimin e furnizimit  të plotë  me energji  elektrike , në çdo kohë  , por     kryesisht tani   në stinën e   turizmit  malor .  Furnizimi me energji pa ndërprerje kthehet  në një detyre imediate  për  OSHE   M.Madhe, ndaj dhe puna e tyre  këto ditë është për tu vlersuar  me nota pozitive  nga qytetarët  vëndas , por edhe ata  që  mbushin bujtinat , si frekuentues  të këtyre fshatrave  mjaft relaksuese dhe atraktive .

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.