Populli ynë përherë ka patur një intuit të veçantë për të dalluar ata që ndryshe nga të tjerët fati i ka dashur aq shumë , sa në shumë raste edhe këta vet janë habitur nga kjo dashuri.Kështu duket ka ngjarë kësaj here edhe me këta të dy që tashmë nuk janë thjeshtë dy specialist apo drejtues të njohur kompanish , por edhe deputet të maxhorancës socialiste. Vetëm dy jave kohë u janë dashur dhe nga të pavarur, të “ varën” bindëshëm në “gozhdën “e fortë socialiste.Edona Bilali vajza Shkodrane që ënde nuk e ka treguar qartësisht se si “ia gjeti” numrin e telefonit kryeministri, një gjë e ka thënë disa herë gjatë fushatës, nuk kam qënë asnjehere socialiste.. Por tani jamë kryesuesja e listës së kandidatve për deputet në Qarkun Shkodër. Dhe kështu ndodhi. Tanimë Edona Bilali është deputete e Ps në Qarkun Shkodër. Ndersa edhe ky tjetri , ndonse shumë më i njohur se Edona, falë “kapacitetit” të tij jo vetëm intelektual dhe profesional , por edhe per tu bërë antar i Ps, u rëndit në listën e Ps , treti, pas deputetit të njohur dhe mjaft puntor Paulin Sterkaj. Kështu Benet Beci u bë deputet , ndonse këto ditë po përflitët për shperdorim detyre , si kandidat për deputet.Gjithësesi këta të dy i hoqen “qafe” socialistin e njohur edhe si drejtues politik i Qarkut z, Ilir Beqja, duke qënë këta dy deputetet e Shkodrës, krahas “senatorit” të Ps Paulin Sterkaj.E pra besojmë të gjithë e kanë të qartë se këta të dy kanë lindur më “këmishë” pa qëneë asnjë orë socialist , bëhën perfaqësuesit e socialistve Shkodran . Ku për hirë të së vertetës , Shkodra ka njohur aq shumë djem, vajza , burra dhe gra që kanë kontribuar jo pakë në kohë të vështira për ti dhënë vëndin e merituar kësaj force politike në Shkodër. Kujtojmë ndër shumë të tjerë arkitetkt Zef Çuni, biznësmëne Keti Bazhdari, dr. Astrit Beci, ekonomist Pal Lera e shumë të tjerë.Por nganjeherë “hakun e merr i pa munduemi”, kështu thotë populli.