ORGANIZOHET FESTA E REÇIT

0
2768

N’çdo shtator në Reç kur vijm

Kujtojnë brezat  historinë…

Janë këto dy vargje të cilat janë kenduar ndër vite, madje aso kohe qenë kthyer në refren të perditshem nga kushdo që e priste me deshirë të ishte në perkujtimin e luftes së Reçit. Ndersa sot thuajse janë harruar ato kengë kushtuar asaj ngjarje të lavdishme të popullit të kësaj zone. Gjithësesi formaliteti i rradhës është kryer. Fillimisht janë vendosur kurora me lule pranë lapidarit kushtuar kësaj ngjarje, nga autoritet vendore, si dhe  perfaqësues të veteranve dhe organizatave jo politike në M.Madhe. Me tej  duke mos e prishur traditen autoritet vendore kanë bërë vizita në familjen e deshmorit  Rifat Nuzi. Këtu edhe një here është sjellë në kujtese ajo ngjarje heroike e djemve dhe bijave malesor. Ndaj  është theksuar fakti se veçanarisht brezi i ri ka nevojë per të mesuar dhe mos harruar gjakun e derdhur per liri nga herojt si Rifat Nuzi. Ata që kan revokuar këto kujtime dhe mbresa të sjella nga njëri brëz në tjetrin kanë qënë Shaqir Vukaj,  Isuf Hebaj , por edhe kreu i Bashkisë Tonin  Marinaj , si dhe prefekti  Çesk Millja. Nderkohë skena tradicionale e aktivitetit, tashme të kthyer në festë ka pritur fillimisht pershendetjet e kryetarit të Bashkisë Tonin Marinaj dhe  të prefektit Çesk Millja, per ti lënë pastaj rradhen artistve të perzgjedhur per të performuar para pjesmarrsve. Gjatë koncertit artistik u verejt edhe një defekt i vogel teknik i nderprerjes së energjisë elektrike, çka  nuk ia  zbehu vleren aktivitetit. Ajo qe vazhdimisht po bëhet edhe objekt diskutimi tanime  është jo profesionalizmi i regjisë së shfaqjes artistike, veçanarisht në vendosjen e numrave, por edhe mos ftesa e artistve si Jonuz Delaj , Rrok Gjelaj , Pretash Nilaj e të tjerë artiste vendas. Këtë e ka shprehur edhe  njëri prej njohësve më të mire të kultures në M.Madhe Ndue Gjekaj i cili i ndodhur  me pushime nga Amerika ka shprehur   mendimin e tij , se tanime ka ardhur koha të rikthehet folklori në këtë skenë, sepse këtu e ka  “Shtepinë”  folklori i pavdekshem i këtyre trojeve.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.