Nga:Vebi Kurtaj
Dje i ri, sot moshë e pjekun,
Ka kalua një kohë e gjatë,
Dikur çikat “binin dekun”,
Kurse sot “terbohen”gratë.
Ishim t’ vegjel atëherë,
Gjyshet tona shtëpiake,
Hapnin dyer e penxhere:
-Po këndon Shabani n’ radio.
Kangen që këndonte shpesh,
“Tuj u ngjitë Bunes perpjetë”,
Kola, me radio në vesh,
Ra n’ kanal me biçikletë…
Pastaj, disa vjet më vonë,
Në ndonjë shtëpi në lagje,
Kur e pamë n’ televizion,
-Burrë i hieshëm me mustaqe…
Sa ndihej zani i Shabanit,
Thonë per një grua n’ mëhallë
Krahë hapur, pranë ekranit,
Donte ta “perpinte” gjallë
Gjendej vetem, duke e pa,
S’ e kishte burrin, as plakun,
Tuj bertitë sa kishte za,
-Eeee, ty ta hangtë dada mustakun !
Mbaroi kanga, ”ajo” mbeti,
E fiku televizionin,
Menjëherë, në shenjë respekti,
Ja si shprehej per Shabanin:
-Mallkua kjoftë vija e kufinit !
Ti matanë, unë në Koplik,
O bylbyli i Ulqinit,
Mos deksha, pa të pa açik !