Nuk rregullohet Velipoja pa u Zbardhur Përdhunimi dhe Masakrimi i saj

0
525

NGA : MUSA KURTULAJ

Fotot ne vijim janë të disa viteve më parë, në plazhin e Vilipojes-vëndin ku u shëmben ndertime nga IKMT të enjten ! Kur don ta kuptojë ky SHTET se kthimi i plazhit të Velipojes në “iman” fillon me hetimin e katraurës ndërtimore që ka ndodhur 30 vitet e fundit ! Po si ka mundësi që askush që ka drejtuar Velipojen si dhe ata zyrtarë e specialistë që kanë pasur lidhje të drejtëpërdrejtë profesionale me të, nuk ka mbajtur dhe nuk mbajnë përgjegjësi për vëndimet e paligjshme që kanë firmosur sa i përket anës ndërtimore apo telerancës që kanë treguar ndaj atyre që kanë ndertuar ku kanë dashur, si kanë dashur dhe sa kanë dashur ! Nuk ribehet Velipoja pa u zbardhur masakrimi dhe përdhunimi që i kanë bërë gjatë këtyre 3 dekadave ! Gjithashtu, pjesë e këtij hetimi duhet të jenë edhe ndërhyrjet e ditëve të fundit nga IKMT, për të zbardhur deri në detaje të gjitha procedurat që janë ndjekur deri tek shembjet e lokalëve në rerë ! Ky hetim është shumë i nevojshëm që njerëzit të mësojnë të vërtetën qoftë e ligjshme qoftë e paligjshme, për këtë operacion, dhe ti jepet fund maskarades së zyrtarëve të shtetit në Velipojë, qofshin këta lokal qofshin qëndror që duan të rrinë në dy karrige, edhe në karrigën e shtetit edhe të banorëve që kanë ndërtuar ! Zyrtari i shtetit, qoftë lokal qoftë qëndror, ka fëtyren e ligjit dhe jo të hipokrizizë ! Nga ajo që ka ndodhë në Velipojë, plazhin më të mirë të brigjeve të Adriatikut, shteti duhet të nxjerrë përgjegjësi e mësime njëherësh, dhe jo të dërgojë thjeshtë fadroma tash e parë e të konfliktohet me banorët, që janë viktima të trajtimit skandaloz që vetë strukturat e shtetit dhe të pushtetit i kanë bërë Velipojes gjatë 3 dekadave të fundit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.