NSTITUTITI I STUDIMEVE DHE I PROJEKTEVE NACIONALE TIRANË DHE SHOQATA BYTYÇI, ORGANIZUAN AKADEMINË PËRKUJTIMORE: “ALI MULA SIÇ E KAM NJOHUR UNË.”

0
104
Mujo Buçpapaj  Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë
Veprimtaria u mbajt të shtunën në Hotel Tirana International, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit të famshëm tropojan me pjesëmarrjen e studiuesve, profesorëve të universitetit, shkrimtarëve, muzikantëve, koreografëve dhe artistëve të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi, si dhe miq e familjarë të tij.
Institutiti i Studimeve dhe i Projekteve Nacionale Tiranë nën drejtimin e Dr. Mujë Buçpapaj dhe Shoqata Bytyçi, nën drejtimin e Av. Agron Gjedia, me mbështetjen e Hotel Tirana International, organizuan Akademinë Përkujtimore: “Ali Mula siç e kam njohur unë.” Veprimtaria u mbajt të shtunën në Hotel Tirana International, në 1-vjetorin e ndarjes nga jeta të artistit të famshëm tropojan.Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë, i ulur dhe ambiente të brendshme Në Akademi morën pjesë studiues, profesorë universiteti, shkrimtarë, muzikantë, koreografë dhe artistë të njohur nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi dhe Diaspora, të cilët kumtuan rreth veprës artistike të Ali Mulës si instrumentist, koreograf, aktor i humorit, mbedhës foklkori, muzikant, autor tesktesh dhe pjesësh humoristike, por edhe si bashkëkrijues i trupave amatore të teatrit, të estradës, të ansamblit Valbona, ekipeve të sportit të Tropojës por edhe si humanist dhe veprimtar shoqëror.
Veprimtaria u moderia shkelqyer nga e mirënjohura Silvana Braçe.
Akademia u çel me shfaqjen e dokumentarit të RTSH-së “Ali Mula jeta e një artisti të papërseritshëm” një realizim i arrirë i dokumentaristit të njohur të RTSH-së Tomë Therçaj dhe ekipit të TVSH-së, me tekst të Dr. Mujë Buçpapaj dhe Tomë Therçaj.Mund të jetë një imazh i 1 person dhe në këmbë
Dokumentari evidentonte me mjeshtri të lartë jetën e shumanshme artistike dhe njerëzore të Ali Mulajt prej fillimeve deri në çastet e fundit te jetës. Ai kishte shfrytëzuar një arkiv të pasur të RTSH-së, me pronocime të figurave të shquara të artit tonë për Ali Mulën, si ato të muzikantit të famshëm Tish Daia dhe koreografit të shquar Besim Zekthi etj, ndërsa kishte përfshirë edhe prononcime të figurave të shquara të jetës tonë letrare dhe artistike bashkëkohore si dirigjentit dhe muzikologut të famshëm Zhani Ciko, regjizorit dheMund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme kompozitorit të shquar Osman Mula, shkrimtarit të mirënjohur Besnik Mustafaj, poetit dhe studiuesit tw mirwnjohur të letërsisë Dr. Mujë Buçpapaj, muzikantit të mirënjohur Kolë Susaj, studiuesit të mirënjohur Dr. Islam Lauka dhe shumë fiurave të njohura të artit tonë kombëtar. Të gjitha këto realzuara përmes një kamere krijuese, alternimi të përshtatshëm të fakteve, intervistave dhe dokumenteve si dhe një montazhi fantastik dhe funksional.
Në vijim Akademia i zhvilloi punimet me kumtesën e mbajtur nga Dr. Mujë Buçpapaj, drejtor i Institutitit të Studimeve dhe i Projekteve Nacionale me titull:“Ali Mula, profili i një artisti jetëgjatë”.Mund të jetë një imazh i 2 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Agron Gjedia trajtoi temën “Ali Mula një përfaqësues autentik dhe simbol domëthenës i krahinës së Bytyçit dhe Malsisë së Gjakovës”.
Prof. dr. Petrit Malaj, aktor i mirënjohur dhe dekan i degës së Artit Skenik në Akademinë e Arteve të Bukura Tiranë, mbajti kumtesën “Ali Mula dhe tetari amator i Tropojës dhuntitë artistike të një njeriu të talentuar”.
Kumtesa e shkruar nga poeti dhe studiuesi i mirënjohur Skënder Buçpapaj me temë “ Ali Mula në humorin Tropojan dhe atë kombëtar si trashegimtar i vlerave burimore.Veçori gjuhësore dhe stilisitke të krijimtarisë së tij humoristike”, u lexua në Akademi, pasi autori nuk arriti të vinte nga Zvicra ku jeton prej disa vitesh.
Skënder Haklaj, koreograf dhe studiues I trashëgimisë kulturore, mbajti kumtesën : “Vallet monumentale dhe dramatike të Ali Mulajt, bashkëpunimi me Besim Zekthin dhe Tish Dainë”.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Kumtesa e poetit dhe studiuesit Hamit Aliaj me temë “Ali Mula si bashëkthemelues i Ansamblit “Valbona”, sot anslambi Drardania”dhe roli i tij ndikues në këtë ansambël”, u lexua në Akademi, pasi autori ndodhej jashtë shtetit.
Azem Baliaj, shkrimtar dhe aktor i estradës amatore të Tropojës, mbajti temën”Ali Mula si bashkëthemelues i estradës amatore të Tropojës”.
Xhevdet Malaj, gazetar sportiv dhe poet, mbajti kumtesën “Ali Mula si bashkëthemues i të gjitha ekipeve sportive të Tropojës dhe organizator i këtyre ekipeve në përfaqësimin kombëtar.”Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur dhe ambiente të brendshme
Skëndër Dozhlani muzikant mbajti temën “Ali Mula si instrumentist dhe krijues i këngëve dhe pjesëve instrumentale me motive të Tropojës”.
Dr. Bislim Ahmetaj , shkrimtar, mbajti temën “Ali Mula dhe stigmatizimi i regjimit monist nëpërmjet barcaletave dhe pjesëve humoristike? Disidenca estetike e krijimtarisë së tij”.
Agim Hajdar Doçi, studiues, trajtoi temën “Ali Mula si veprimtar shoqëror dhe pjesëmarrës në shumë aksione dhe ngjarje transformuese në Tropojën e pasluftës së Dytë Botërore, si elektrifikimi i viteve 1970 etj.”
Hysni Dizdari mjek, mbajti temën “Ali Mula si dentist dhe themelues i sherbimit stomotalogjik në Tropojë.”
Në fund vjaza e Ali Mulës, Shpresa falenderoi organizatorët e kësaj veprimtarie, kumtuesit për punën dashamirëse dhe serioze që kishin bërë si dhe grupin realizues të dokumentarit për të jatin, dokumentaristin e njohur Tomë Thercaj dhe bashkëskenarsitin Dr. Mujë Buçpapaj.
Njëkohëisht nipi i Ali Mulajt, rrepisti i famshëm shqiptar Arkimed Lushaj i njohur me emrin e artit Stresi, falenderoj organizatorët e veprimtarisë për nivelin e lartë dhe punën kërkimore serioze, si dhe të pranishmit në Akademinë përkujtimore në nderim të jetës dhe veprës së Ali Mulës. Ai tha se gjyshi im Ali Mula kishte qënë burim frymëzimi për arritjet e tij të mëdha në fushën e muzikës dhe i tillë do të mbetej përjetë për vetë Stresin, por edhe për brezat e artistëve të ardhshëm.Mund të jetë një imazh i 4 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Dr. Mujë Bucpapaj, studiues, poet dhe drejtor i Institutiti i Studimeve dhe i Projekteve Nacionale Tiranë, tha se ndjehej i lumtur që kishte arritur të organizonte këtë veprimtari për Ali Mulën dhe se Instituti që ai drejton bashke me gazetën Nacional dhe Shtepinë Botuese Nacional në bashkëpunim me familjen Mulaj do të botojë në një libër të veçantë kumtesat e mbajtura në këtë Akademi, në mënyrë që përvjoja artistike dhe jetësore e artistit të paharruar Ali Mulaj t’u mbetej brezave që vijnë. Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshmeAi u shpreh se Institutiti i Studimeve dhe i Projekteve Nacionale Tiranë do të organizojë edhe akademi të tjera për njerëzit e famshëm të artit dhe kuturës tonë kombëtare.Mund të jetë një imazh i 6 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme
Për të pranishmit e shumtë që ndoqën këtë Akademi u dha një koktej i pasur nga familjet Mulaj dhe Lushaj, gjë që shënoi edhe mbylljen me shumë sukses të kësaj Akademie të rëndësishme.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.