MOTI I KEQ/ DY TE ZHDUKUR NE BOGE M.MADHE , PERMBYTET SHQIPERIA

0

Moti i keq ka përfshirë vendin këtë fundjavë, duke shkaktuar probleme dhe dëme të shumta. Shkodra është qarku më i prekur.Dy persona babë e birë rezultojnë të zhdukur në Bzhetë të Bogës, pasi makinën e tyre e rrëmbeu. Fuoristraden me të cilën ata udhëtonin së bashku me vajzën e familjes u zhyt në ujë, ndërkohë që vajza ka mundur të dalë e të shpëtojëN. Reshjet që  vazhduan intensive prej shumë orësh rikthyen edhe varkat në qytet.Probleme ka në të pestë bashkitë e qarkut me përmbytje, bllokim rrugësh dhe izolim fshatrash. Edhe vetë hyrja e Shkodrës u bllokua për shkak se lumi Drin kaloi mbi rrugë t Harku i Berdicës. Fryrja e lumit Kir dhe vërshimi i ujrave kanë përmbytur lagjen e Ajasmës. Aktualisht janë disa shtëpi me prezencë uji ku dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Në fshatin e Bardhajve, më shume se 10 shtëpi janë të rrethuara nga uji.

Si pasoje e prurjeve të shumta, Perroi i That në Malesin e Madhe, bllokoi rrugën duke izoluar dy pikat turistike të Bogës dhe Thethit dhe dhjetëra turistë te huaj. Përmbytje tokash u raportuan edhe në Dajç të Shkodrës si dhe në Hajmel e Vig Mnelë në Vaun e Dejës.

Ndërkohë, ka filluar shkarkimi në Koman dhe Vaun e Dejes pohon KESH, sepse prurjet kanë qenë shumë të larta. Sipas Koorporatës, shkarkimi po ndodh sipas rregullores se plotave për menaxhimin e prurjeve dhe niveleve.

Në qarkun e Lezhës, pati probleme në Shëngjin ku u përmbytur disa akse rrugore, duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe kembësorëve. Është pezulluar lundrimi, ndërsa në fshatra ka probleme me furnizimin me energji. Uji ka nisur të vërshojë prej mëngjesit zonën e Zadrimë, ku ka prani të ujit në tokat bujqësore në Dajç dhe Blinisht.Reshjet e dendura të shiut janë shoqëruar me erë të fortë dhe breshër në Bulqizë, ku mjaftuan vetëm 5 minuta reshje te dendura dhe uji vërshoi në pedonalen e qytetit.

Përkeqësimi i kushteve atmosferike përgjatë të gjithë bregdetit ka shkaktuar probleme në lëvizje dhe në Durrës. Në qytet dhe fshatra, reshjet intensive të shiut përgjatë natës dhe paradites kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e këmbësorëve dhe automjeteve. Lagjet më problematike janë ato në afërsi të stadiumit dhe ujësjellësit të Durrësit ku uji ka pushtuar kryqëzimet dhe është ngjitur në trotuare si dhe  në disa rrugë dytësore të Shkozetit e Plazhit.Në Vlorë, si pasojë e erës së fortë, ka pasur thyerje të degëve të pemëve duke bllokuar disa akse rrugore. Sipas kapitenerisë së portit të Vlorës, përkeqësimi i motit po vjen duke shtuar edhe më shumë fuqinë e erës. Ndërkohë, trageti i linjës Brindisi-Vlorë është nisur me gjashtë orë vonesë për shkak të detit me dallgë.237 pasagjerë që kanë mbërritur me të dy tragetet nga Brindisi janë te detyruar të qëndrojnë në det ( Rad) pasi era e fuqishme rrezikon të përplasen me kalatën e portit të Vlorës, pasi sikurse dihet porti i Vlorës është i hapur dhe mjetet lundruese nga dallgët dhe era e fuqishme i rrezikon të përplasen me kalatat. Pasagjerët do te qëndrojnë në traget deri sa të ulet fuqia e detit.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.