N’kërkim t’hojëzave t’dashnisë

0
201
Nga:Trandafile Malshi
Një poete  të  cilës syt e lodhun ia uli Dielli, dhe me dallgët  e zëmrës  ia shkapeti  në  fletën e bardhë, duke na  dhuruar  ne lexuesve poezi , që realisht  ënde  shumë  poete dhe poet  nuk e kanë gjetur  këtë  rrugë, për të shkuar në livadhin e poezisë  siç ka mbërritur poetja Trandafile Malshi.Ndaj nga shporta  e poezive   të  kësaj poeteshe  kaq brilante , ne përzgjodhëm sonte   këto poezi  për të “freskuar” lexuesit tanë  në këtë zagushi.- redasksia-No description available.

 

Perëndim

Se di pse përmallshëm përplasen dallgët n’breg
Pulëbardhat sillen me nxitim
Një mall shpirtin ma djeg
Aty në breg n’kyt perëndim

Sytë e lodhun i uli dielli
Dallgët i flakroi nga pak
Ngjyrë gjaku mori qielli
Atje në horizont ç’u përflak

N’shpirtin e lodhun të ksaj dite
N’andrrat që hodhën krahë
Në fjalët e mallit qe i printe
Ndoshta do flenë pa ba za

Aty në breg hesht vala më në fund
Shkumë e bardhë pushon qetësisht
Shumë fjalë e kujtime i lëkund
I mbyll sytë ndër kujtime paqësisht

Përendim i përflakun ç’më përmalloi
Ma dogji shpirtin si me magji
Gjithë qenien time përcëlloi
Mbush kujtime e sa dashni

Po shkon të fleje deti npër valë
Shtruar e ka dyshekun e paqtimit
Përflakur po rrugëton ngadalë
Të pushojë trupin në prehrin e pushimit

E mbylli synë e bukur dhe foshnja
Shtrire ëmbëlsisht aty në qetësi
Tan bota bie n’heshti
Shshshshshhhh….. mos flisni ma ,ç’rehati!

……………

2-Guxo 

Rreshkun buza për një pikëz
t’mjaltum me uj’ e me hojëza t’ dashnisë
Që robnoi dhe ma t’fortin
Birin e njerit aty n’buz të marrzis’

Syni i plagum i dha hov andrrave t’ethshme
Rrugëza e fishkun nga pritja e gjat’
I dha shpirtit flakëza ferri
N’at shpirtin e prap’

N’kutizat e shpirtit jeta ka me plaçkit
Ka me ti copëzu
Hojëzat e shpirtit
Me ti shtrydh tan forcat kà
Forca e fatit fort ka me t’godit

Më kot ke me kërku àmëlsine e dashnisë
Se n’dorë ka mu thërrmu magji e saj
Ka me t’kallzu se jeta ka me t’përplas
Po stë ka faj

E do rrekesh …po po do rrekesh
N’kërkim t’hojëzave t’dashnisë
Me kot do dush me njom’ buzt e rreshkme n’at shkreti

Shpirti ka me qan bosh i tham
bàm eshkë për së gjalli
Djeg e shkrumbu

Prapë ke me than
Jeta të ka faj që të rrokanisi
Në rrugë pritjesh me lot e me vaj

Po boll ma mos kërko fajtor as faj
Ngutu ,guxo mjaft me lot e vaj
Gjujt e çjerrun lidhi fort me rrecka t’guximit
Dhe jepi hov ,ngrihu
Shtatore e gjallë e rilindun
Prej shkretinês ,prej mllefit a durimit

Jeta stë ka faj don dhe me t’permbys
Por ti ngrihu dhe shpresat mos i mbyt
Bulëzat e vogla mjaltum prej guximit
Piji me eks dhe dil prej errësìns’

…………………………………

E fortë ,gur i lashtë May be an image of 1 person

E fortë gur i lashtë
N’kufij t’ tokës seme t’rreshkun e t’lodhun
Npër cdo ditë të jetës dëshpërimisht
Rrekem ,Rend,rropatem
Npër gur t’mbreftë
Kamt e lvorume nga rruga
Rrodhën rrkaja gjaku e pluhni t’bam bashkë,
E vijë u bá, plagë a brengë
E i mora rrshqan e i t’hoqa
N’tan at rrug t’gjan e t’gjat
Nuk përtova ,kokën lart tan kreni
Má e fortê se gjuri
Smë ulin pengesa a vshtirësi
N’ferishta a gur sdu me ia dit jo kurrë
Jam e fortë ma shumë se nje gjùr
E ndjek diellin I buzëqesh me sy
Tan andrrat mi përflak
Me çilen shtigje e rrugë t’reja
Qi’ me guxim po du me I shkel
Me tan vullnetin tim ec plot uzdaj’
Unë jam e fortë e për kurrgja sdu me ia dit
Ec,luftoj ,gjallnoj përdit

Ndasht n’trup e n’zemer do plagë
Prap kan mbet
Ani ndasht se bahen prova t’gjalla
Aty do mbeten përherë
Nper vite
Gur kufini n’ dit t’shtirá por me vlerë

Provë e gjall’ do mbesë buzagazi
N’sy e n’at zemër
Se tan kjo do të thotë
Sakrifice e luftë
N’ ma t’bukrin emer
Njerì mu gatu
Ani n’dasht se n’veshtiresi mu kalit
Veç me jetu nga pak përdit

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.