Njeriut nuk i bën dëm pasuria e shpirtit, por varfëria e tij.

0
Nga :Zana Tako
Njeriut nuk i bën dëm pasuria e shpirtit, por varfëria e tij.
Të pasur quhen ata që nuk e lakmojnë atë ç’ka nuk ju takon, që nuk e lenë sofrën e dijes të varfër, që nuk tjerrin mendime të liga atje ku hanë bukën, që nuk e tjetërsojnë veprimin e të drejtit, që nuk ndezin zjarr në shtëpinë e mikut.
Lumninë njeriu nuk e vesh si rrobë dimri, as si rrobë vere. Shpirtit i mjaftohet ngrohtësia e dashurisë dhe freskia e mendimit të lirë. Dashuria nuk të burgos. Lirinë e saj e njeh i drejti, i cili mençurinë e ka dhuratë, e me këtë dhuratë nuk bën hile, për t’u pasuruar në emër të dashurisë.
Hilen e njeh i paudhi, i cili prangos të pamendin që i ve kushte dashurisë në emër të vetvetes. Vetvetja nuk të nxjerr fitimtar në betejën e jetës. I pamendi kurorëzohet i pashpresë, për të mundur çdo të keqe që kanoset tinëz e jo haptazi.
Fatlum quhet ai njeri që e njohu dashurinë në udhën e tij, por fatkeq është ai njeri, që e mohoi në tradhti dashurinë, e cila dhurohet pa kushte për çdo krijesë njeri!

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.