Greta Koçi është një nga ato personazhe të njohur që jetën private ka preferuar t’a mbajë për vete dhe larg syrit të publikut. Megjithatë, sëfundmi është zbuluar se këngëtarja e njohur ka gjetur dashurinë e madje është fejuar në fshehtësi të plotë. “Iconstyle” shkruan se Greta ka kohë që e ka zyrtarizuar lidhjen me fejesë.Është mësuar se djali që i ka rrëmbyer zemrën është nga Austria, vend në të cilin artistja po jeton prej kohësh. Për më tepër thuhet se ata të dy po mendojnë t’i japin fund beqarisë duke u martuar së shpejti. Megjithatë për partnerin e Gretës nuk janë zbuluar detaje të tjera, përveçse sipas informacioneve ai e mbështet këngëtaren plotësisht në profesionin e saj dhe madje e shoqëron në mbrëmjet muzikore.Kujtojmë se në një intervistë në emisionin “Rudina”, Greta tha se nuk do e bëjë kurrë lidhjen publike nëse partneri i saj nuk e dëshiron një gjë të tillë. Kjo deklaratë e saj e shpjegon edhe faktin se përse këngëtarja zgjodhi të fejohej në fshehtësi të plotë.