NJË ZË NDËR SHUMË ZËRA

0
174
Edhe pse studioja artet, ëndrra ime më e madhe ishte DREJTËSIA që me sakrifica e shumë përpjekje u konkretizua përgjatë 20 viteve. Dhe në cdo përpjekje, akoma sot, përballem me vështirësinë më të madhe; rolet tradicionale gjinore, të cilat nuk mund t’i ndryshojne vetëm ligjet.Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm. Të qëndrosh në hije, në shoqëri, familje, përpara institucioneve, në punë, drejtësi. Të mbyllësh gojën, të rrisish fëmijët, të sjellësh paratë në shtëpi; (OSE MOS PUNO). Të skllavërohesh në raporte që asgjësojnë unin sepse për mijëra vite kështu ka qenë dhe kështu duhet të vazhdojë….sepse je grua, dhe duhet të bindesh pritshmërive. Ndjehem mirë, kur shoh sot, studentët që trokasin pranë studios time apo organizatave në ndihmë të grave; që kanë plot mundësi për t’u zhvilluar, programe shkëmbimi pasuniversitare, praktika profesionale, shkollë avokatie. …..24 vjece, kujdesesha për familjen ditën dhe natën mësoja për diplomën. 10 vjet vullnetarizëm, kontribut për të qenë dikush me vlerë në shoqëri…në një kohë që jetoja probleme të rënda ekonomike, humbje të njerëzve të dashur; stërmundim; vështirësi dhe probleme madhore që vetëm unë I di…..për te vijuar më vonë me diskriminimin në tregun e punës edhe pse kjo e fundit mbrohet me ligje dhe konventa. Të punosh me njerëz që të përbuzin për gjininë; që të konsiderojnë objekt; që përdoriun zhargon vulgar, fyes, që të luftojnë sepse ti i ke prishur pazaret; nuk bën kompromise; “shkatërron familjet” sepse mbron viktimën, të pafajshmin, beson tek e drejta, tek ajo që përfaqëson, nuk e lë në mëshirën e fatit. Të shohin të vetme. Por vetëm e vetme nuk kam qenë asnjëherë. Me vete kam patur shëmbullin e më të mirëve (gra dhe burra) dhe besimin te një forcë më e madhe, përtej cdo vullneti.

REVISTA FJALA – PERSONAZHE

NJË ZË NDËR SHUMË ZËRA. Nuk mendoj se kam qenë e guximshme, apo e ndërgjegjshme për potencialin, përvecse me dëshirën e madhe për të ndihmuar ato gra dhe vajza me forcen dhe autoritetin që më ka dhënë ligji, për të ndryshuar, përmirësuar jetën e tyre; përtej paragjykimeve që shoqëria dhe institucionet bartin prej shekujsh. ËSHTË KOHA ME NDRYSHU… Po ndryshimi fillon nga ne, sepse jeta, është 10 % ajo që jemi të detyruar të jetojmë,….dhe 90 % se si ne do reagojmë. Edhe pse rrethanat shpesh duken të pafavorshme, gjithmonë ka një zgjidhje. Janë vështirësitë, sfidat, provat që tregojnë se sa forcë, zgjuarsi, vullnet dhe energji, kemi për t’i demonstruar, në radhë të parë vetes, pastaj të tjerëve . CFARË DUAM DHE KUSH JEMI. Progresi nuk arrihet rastësisht, por duke punuar me veten, cdo ditë, pavarësisht cdo gjëje. Dhe kur t’ju thonë “nuk do t’ia dalësh”, “është e pamundur”…vazhdoni rrugën tuaj, pa u ndalur. E thonë për vete, jo për NE.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.