Një ditë pas urdhërit të Ramës, dorëhiqen disa prej drejtorëve në Shkodër

0
480

Një ditë pas urdhërit të kreut të qeverisë, Edi Rama, disa nga drejtorët e insituticioneve më të rëndësishme në Shkodër kanë dhënë dorëheqjen.

Mësohet se ka paraqitur dorëheqjen, Kadri Ymeri në postin e Drejtorit të DAR, Mustaf Kraja në postin e Drejtorit të Bujqësisë.
Lista vijon me Luan Hetën, Drejtor i HEC Vau Dejës, Edmond Emini Drejtor i Postës njëherësh Kryetar i PS në Shkodër, Agim Dardha, Drejtor i Administratës së Zonave te Mbrojtura ne Shkoder, Astrit Beci Drejtor i Shendetit Publik.
Ndërkohë, pritet që të japë dorëheqjen nga posti edhe Ardian Dajti, Drejtor i Spitalit të Shkodrës. Kujtojmë se kyeministri Edi Rama ka zhvilluar ditën e djeshme një takim me drejtorët politikë të qarkut të Shkodrës ku është diskutuar lidhur me emërimet dhe shkarkimet në strukturat e PS në këtë qark.
Rama ka deklaruar se të gjithë burrat duhet të japin dorëheqjen ndërsa për nga disa nga gratë do të rishikohet pozicioni. Kreu i qeverisë është shprehur se këto ndryshime nuk bëhen për shkaqe personale por bëhen për të krijuar një imazh të ri të PS në Shkodër.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.