Në lidhje me largimin nga puna të Ylli Rakipit dhe Adi Krastës ku ju mbyllën emisionet e tyre respektivisht “Të pa ekspozuarit” dhe “Krasta A Show”, ka reaguar edhe këshilli i Europës.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e tyre zyrtare ata kanë cekur se si qëndron situata, dhe akuzat që janë bërë në lidhje me shkarkimin e tyre, ku flitet për një presion nga kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Njoftimi i publikuar nga këshilli i Europës
Në prag të hapjes së sezonit të ri, televizioni i parë informativ 24 orësh, News 24, ka njoftuar mbylljen e dy programeve, emisionin e Ylli Rakipit ‘ Të paekspozuarit’ dhe Adi Krastës, “Krasta/ A Show”.
Të dy programet ishin kritik ndaj kryeministrit Edi Rama në vitin e fundit në tëlevizionin News 24 që është në pronësi të Focus Media Group.
Gazetari Adi Krasta është shkarkuar fundjavën e kaluar pasi presidenti i News 24, Irfan Hysenbelli raportohet të jetë kërcënuar nga kryeministri dhe kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj.
Më 19 korrik gazetari Artur Cani bëri me dije se kryeministri ishte takuar me pronarin e News 24 dhe i kishte kërkuar që të mbyllte programin e Rakipit si dhe të paralajmëronte Krastën, pasi mund të humbiste punën e tij.
Adi Krastës i është propozuar një tjetër pozicion punë në të njëjtin kanal televiziv.
Gazetari Ylli Rakipi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për mbylljen e emisionit të tij, dhe përfundimin e kontratës me Focus Media Group. Irfan Hysenbelliu i ka mohuar zërat se emisionet janë mbyllur për shkak të presionit të qeverisë.
Zyra e shtypit të kryeministrit i ka quajtur këto lajme si “Fake News”.