Një 42 vjecar nga Mali i Zi është në pikën kufitare të Hanit të Hotit, ndërsa tentonte të hynte në Shqipëri

0
448

.

42 vjecari Uka Beganaj, është arrestuar për llogari të drejtësisë gjermane e cila e kishte dënuar atë me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.Arrestimi u krye mesditën e sotme nga Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani.

Njoftimi i policisë:
Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar bie në prangat e Policisë.
Falë bashkëpunimit të ZQK INTERPOL Tirana me Policinë Kufitare të Hanit të Hotit Shkodër, falë edhe kontrollit të detajuar të dokumentacionit, në hyrje u arrestua shtetasi Uka Beganaj, 42 vjeç, banues në Cetinje, Mali i Zi.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e drejtësisë në Gjermani, pasi Gjykata Lokale Stade, Gjermani, me vendimin e datës 08.07.2020 e ka dënuar me 4 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhja në rrethana rënduese”.Arrestimi provizor u krye me qellim ekstradimin e tij drejt Gjermanisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden Gjermani dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese, vijon punën për plotësimin e dokumentacionit për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Gjermanisë.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruaj komentin tuaj!
Ju lutem, shkruaj emrin tuaj këtu

Kjo uebfaqe përdor Akismet, për të ulur spam. Mëso se si procesohen të dhënat e komentit tuaj.