Kryetari I komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj nepermjet rrjetit social ka njoftuar qytetaret e komunës së tij, rreth një lajmi mjaft të mire sportive.Dëshiroj të ndaj me Ju lajmin që është përzgjedhur kompania, e cila do të ndërtojë ndriçimin e stadiumit të qytetit. Vlera e projektit është 600.000,00€ dhe do të zgjasë 45 ditë ndertimi.
Andaj shumë shpejt në stadiumin tonë do të kemi mundësi të shikojmë ndeshjet gjatë mbrëmjes me standardet e kërkuara!Me këtë rast dua të falenderoj të gjithë ata që na ndihmuan, e në veçanti Federatën e Futbollit të MZ, në krye me Dejan Saviqeviq, i cili mbështeti fuqishëm këtë projekt.
Duhet rikujtuar që komuna e Tuzit i ka përfunduar të gjitha planifikimet administrative në afat të paraparë. Edhe ky projekt, si dhe shumë që pasojë, në çdo fushë dhe në çdo zonë të Malësisë, dëshmojnë serijozitetin e pushtetit që angazhohet dhe ka kapacitet, bashkë me partner për të zhvilluar Malësinë .Dhe ndersa të gjithë i gëzohemi këtij lajmi pozitiv, jo vetem banoret e Tuzit dhe gjithë Malësisë në pjesen e Malit të zi, por edhe ne kendej në Shqipëri, ndihemi krenarë për investimet e ndodhura dhe që po vazhdojnë të konkretiohen perditë në qytetin e Tuzit,çka realisht edhe ky njoftim rreth investimit në stadiumin e këtij qyteti na bënë edhe ne të ndihemi mirë, nga ana tjeter, çditërisht , ënde verejmë se drejtuesve të M.MAdhe ne Shqipëri, ku edhe “mburrën” se partia e tyre ka pushtetin qëndrorë, prej shumë vitesh nga njëri vit në tjetrin, vetëm sa e citojnë si një premtim electoral ndertimin e një stadium për ekipin e Veleçikut, dhe asgje tjeter. Madje jashtë cdo logjike sportive , dhe qellimit pozitiv të funksionimit të një ekipi futbolli, veleçiku prej vitesh i zhvillon ndeshjet “brënda” jashtë shtëpsë së tij, pikrisht në qytetin e Shkodreës. E pra vertetë poaradoks në një shtet si Mali i zi, Shqiptarve të Tuzit u është garantuar me kohë, dhe vijon investimi edhe tani ne stadiumin e Deçiqit. Ndersa në Shqiperi, me një shtet Shqiptare qyteti I Koplikut dhe gjithë Malësia, “pijatën” sportive e kanë bosh , ndersa luget i mbajnë në brëzë. Me siguri edhe pas një viti premtimi do vijojne se do vijne fushata elektorale.