Për herë të parë në Malësi, organizohet Panairi i Librit.
Për të gjithë adhuruesit e librit Sekretariati për vetëqeverisjes lokale i Komunës së Tuzit organizon Panairin e l të Librit, i cili mbahet në kuadër të manifestimit “Vera në Malësi”.
Panairi do të mbahet në qëndër të Tuzit, dhe do të zgjasë tri ditë, ku datat e parapara janë 26,27 dhe 28 gusht.
Panairi do të jetë i hapur për vizitorë çdo ditë nga ora 09 deri në orën 12 dhe nga ora 18 deri në orën 22. Kurse me datën 26 në orën 20.00 do të bëhet hapja solemne e panairit nga kryetari i komunës, Nik Gjeloshaj.Kësisoj libri nga nesër do të zbukurojnë qytetin e Tuzit.Ndoshta , dhe pa dyshim një nga arsyet ku libri dhe autoret malësor të M.Madhe kendej kufirit, por edhe ata Shkodran do të jenë me pikatore. kjo për arsyen e vetme të Pandemisë. Gjithësesi nuk mendojmë se do ia humbin vleren dhe bukurinë këtij panairi kjo mungesë me arsye pandemije.