
Në lëmin e mendimeve kullot tinëz edhe vjedhësi, i cili rrëmben atë që lakmon më shumë. Njeriu nuk është rojtar i zoti i lëmit të begatisë, ndaj gabon në kohën e bollëkut, duke rënë pre e vjedhësit që kërkon të bëhet zot i shtëpisë tënde.
Në ditët e sotme vjedhësi është mik shtëpie, i cili nderohet duke ngrënë e duke pirë kohën e njeriut pa e shpërblyer atë. Shpërblimi i vetëm i mënyrës së tij është skllavëria, me të cilën jeta e njeriut është kthyer në shembull të punëve të mbrapshta. Stili i kësaj mbrapshtie është pandëshkueshmëria e imoralitetit shpirtëror, që sot po shitet si vlerë dominuese e jetës së përditshme. Amen!
ZANA TAKO 31.10.2021