Genci Nimanbegu u zgjodh kryetar i Partise Forca E Re Demokratike ne Mal te Zi! Nje hap i rendesishem ne skenen politike ne Mal te Zi, politikan qe ka dite te ruaj ekulibrat te promovoj dhe te mbroj vlerat, pronat dhe dinjitetin e popullit Shqiptar ne Mal te Zi! Urime Gencit dhe partise FORCA! Një ndër organet e reja është edhe Këshilli politik. Në këtë Këshillë do të inkuadrohen anëtarët me përvojë politike por edhe personat që nuk janë anëtarë të partisë me kredibilitet profesional. Ky këshillë duhet të jetë një tryezë e këshillimit të Kryesisë apo Këshillit Qëndrorë për çështje të ndryshme politike dhe zhvillimore.Me rifreskimin e kuadrove dhe mënyrën e re të funksionimit të partisë, duke shfrytëzuar përvojën e deritanishme, do të vazhdojë me prioritetet e strategjisë së FORCA-s të cilat do të jenë përfaqësimi autentik i shqiptarëve në Mal të Zi, zhvillimi ekonomik në komunat me shumicë shqiptare, reduktimi i dallimeve programore dhe bashkëpunimi më i mirë me subjektet tjera politike shqiptare dhe subjektet tjera me strategji progresive demokratike nga vendi dhe jashtë, demokratizimi i shoqërisë dhe vazhdimi i të qenit partner i sigurt në rrugën drejt përmbushjes së kushteve për anëtarësim të plotë të Malit të Zi në Bashkimin Evropian.